|

Alergjike nga aromat, rrezikon vdekjen

Një vajzë 5-vjeçare në Itali është e prekur nga një sëmundje shumë e rrallë, duke rrezikuar jetën sa herë që nuhat aroma të ndryshme. Shpresa e saj e vetme mbetet një udhëtim në Angli, pasi shërbimi shëndetësor italian nuk e njeh sëmundjen e saj.
Vajza nuk mund të luajë me fëmijët e tjerë, nuk mund të shkojë në kopsht, nuk mund të dalë nga shtëpia. Ajo është e prekur nga MCS (ndjeshmëri kimike e shumëfishtë), një prej sëmundjeve më të rralla në botë, transmeton TCH.
Nëse ndjen aroma, qoftë edhe natyrale, si aroma e bukës apo ëmbëlsirave, rrezikon të vdesë. Sëmundja e saj u shfaq në moshën 2-vjeçare, për shkaqe ende të panjohura. E vogla do të dërgohet në Angli, ku ka qendra speciale për të kuruar këtë sëmundje. Gjithsesi, trajtimet kushtojnë shumë dhe prindërit shitën shtëpinë dhe humbën punën për t'i qëndruar pranë fëmijës së tyre.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 5:51 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added