Jaguar XF, më ekonomiku deri më tani
Modeli i ri Jaguar XF me motorin 2.2 L me katër cilindra, ka kaluar 1310 kilometra rrugë nga Castle Bromwich në Birmingham të Anglisë, e deri te Munihu me vetëm një rezervuar të karburantit dizel. Jaguar XF është vozitur nga test-vozitësi i pavarur David Madgwick.Rruga ishte e kombinuar me rrugë fshati, autostrada dhe rrugë qyteti, ndërsa Jaguar XF ka harxhuar mesatarisht 4.9 L/100 km. Kjo tregon efikasitetin e këtij modeli të ri, ndërsa dëshmon se mund të kombinohet edhe kursimi me performancën e lartë. Motori 2.2 litërsh me naftë i Jaguar XF, prodhon 190 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 450 NM.
Shpejtësinë nga 0 në 100 km/h e arrin për 8.5 sekonda, zhvillon shpejtësinë maksimale prej 230 km/h dhe emetim të CO2 prej 149g/km. Motori është i kombinuar me ndërrues automatik të shpejtësive ZF me tetë shpejtësi dhe sistemin Stop-start. Jaguar XF planifikohet të nxirret në shitje në dhjetor të këtij viti.