|

Amy Winehouse ndërron jetë

Amy Winehouse, kantautorja britanike, e njohur për kontrastet e fuqishme të vokalit të saj, një prej zërave më të vlerësuar të kohës, ka ndërruar jetë sot në moshën 27-vjeçare, sipas gjasave, për shkak të një mbidoze droge.

Winehouse, tepër e vlerësuar edhe për miksimin që i bënte zhanreve të ndryshme muzikore, përfshirë R&B-në, soul-in dhe jazz-in, u gjet e pajetë në banesën e saj në Londër.Rrethanat e vdekjes nuk janë ende të qarta. E cilësuar një gjeni, por me një jetë të çrregullt, 27-vjeçarja tepër e talentuar duket se i pagoi shtrenjtë veset e saj. Alkooli dhe droga i kanë kushtëzuar gjithmonë spektaklet e saj, siç ishte dhe rasti i koncertit të fundit në Serbi.
Sipas BBC-së, vdekja është konfirmuar edhe nga zyrtarë të policisë. Sunday Times supozon se mund të bëhet fjalë për një vetëvrasje. Miqtë e këngëtares, shkruan gazeta Daily Telegraph, thonë se në muajt e fundit të jetës, ajo ishte e varur nga vodka dhe se kishte momente që humbiste krejtësisht kontrollin.
Shtypi vendas thotë gjithashtu se brenda kësaj jave, Winehouse kishte humbur ndjenjat në shtëpi të paktën tre herë.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:05 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added