|

Telefonat 3D dëmtojnë shikimin

Ato janë pajisjet më të fundit, që premtojnë një përvojë mjaft emocionuese.

Por përdorimi i pajisjeve të tilla si celularët e mençur në 3D mund t’ju dëmtojë shikimin dhe ju jep dhimbje koke, kanë paralajmëruar shkencëtarët. Problemi është se sytë tuaj kërkojnë të përqendroheni në ekran dhe njëkohësisht të rregulloni distancën.
Fenomeni njihet si ‘akomodim divergjence dhe konvergjence’ dhe nga eksperimentet rezultoi se njerëzit vuanin nga shqetësimi kur përmbajtjet nga celularët dhe shfaqje të tjera nga një distancë e shkurtër u paraqitën para ekranit.
"Shqetësimi i shoqëruar me shikimin e 3D-së është një problem madhor që mund të kufizojë përdorimin e teknologjisë. Shpresojmë që gjetjet do të frymëzojnë kërkime të tjera në këtë zonë" tha një nga studiuesit.
Shumë e shumë biznese po e përqafojnë këtë teknologji, duke përdorur 3D për reklama në ekrane gjigante, ose duke ju ndihmuar të zgjidhni mobiliet përmes një përvoje online 3D.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:04 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added