|

Disa gabime shkaku i të cilave digjeni në diell

Lyejeni Gjithë trupin
Mos e kurseni kremin për lyerje. Lyejeni gjithë trupin, edhe nëse jeni në kostum të larjes apo madje edhe në rroba. Rrobat nuk ju mbrojnë prej rrezeve të dëmshme. Më së miri do të ishte të lyheni 20 minuta para se të dilni nga shtëpia.
Zgjidheni kremin e duhur
Ju keni nevojë për krem apo losion, i cili ju mbron si nga rrezet UVA po ashtu edhe nga ato UVB. Shikojeni kremin para se ta blini.
Diçka keni harruar!
Vetëm pse keni flokë të gjatë dhe të shpeshtë, nuk do të thotë se koka juaj do të jetë e mbrojtur nga dielli. Hidheni një spërkatës mbrojtës nga dielli apo mbajeni një kapelë. Dhe, natyrisht, kurrsesi mos i harroni veshtë, pasi shumë lehtë digjen, e po ashtu edhe shputat, ngase ato shpesh harroni t’i lyeni.
Mos u mbështetni në grim
Shumë pudra të lëngshme përmbajnë faktorë mbrojtës, por mos u mbështetni tek ato. Ekspertët theksojnë se duhet vendosur shtatë herë shtresë më të lartë të pudrës sesa zakonisht, në mënyrë që të keni mbrojtje të duhur.
Kujdes me ushqimin!
Shumë njerëz nuk e kuptojnë se mund të jenë të ndjeshëm ndaj diellit shkaku i ilaçeve që i konsumojnë. Po ashtu, edhe disa artikuj si selino posedojnë kemikale të caktuara që reagojnë ndaj diellit.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 2:53 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added