shenjat e para se jeni në punën e gabuar
Pak njerëz mund të lavdërohen se kënaqen në punën ë tyre, e nëse jeni ndër ata të cilët vijnë në punë çdo ditë pa kurrfarë elani të punës, aty kaloni më shumë se gjysmën e ditës suaj e për këtë arsye ndiheni shumë të pafat, dhe nuk shihni përmirësim në një të ardhme të afërt - ndoshta vendi i punës në të cilin jeni nuk është edhe aq për ju!
1. Zgjimi në mëngjes
Nëse zgjoheni me mendimin “edhe një ditë e mbijetesës së vështirë në punë” dhe jeni vërtet të pakënaqur, koha është që të ndryshoni diçka. Ndoshta edhe ndonjë punë e paguar më pak ose jo aq e vlerësueshme do t’ju ofrojë më shumë kënaqësi se puna e tanishme. Prandaj, lëvizni dhe bëni diçka që mëngjeset t’i keni më të lumtura.
2. Nuk mësoni më
E keni arritur kufirin ku më nuk mund të mësoni asgjë në punën e tanishme. Nuk përparoni intelektualisht, ndërsa puna e njëjtë po ju mbytë. Në një rast të tillë, ndryshojeni sektorin brenda firmës, nëse për këtë ekziston mundësia, ose natyrisht ndërrojeni punën.
3. Pa shpresë
Nëse ndiheni se puna juaj nuk ka kurrfarë vlere dhe se me këtë nuk bëni asgjë të mirë për vetvete apo për shoqërinë, ndoshta puna e tanishme nuk është zgjidhja e vërtetë për ju. Gjatë jetës suaj sigurisht që doni të ndiheni të vlefshëm dhe të dobishëm, prandaj zgjidhni punën e cila është në përputhje me këtë, ku mundësitë tuaja mund të vijnë në shprehje