|

Renault Koleos 2012, më i bukur se kurrë

SUV-i i parë i markës Renault, nuk është pranuar mirë në Evropë dhe gjatë vitit 2010, është shitur në vetëm 14 mijë copë. Në mesin e modeleve për pasagjerë të Renault-it, ky model është më së paku i pranuar. Por një përmirësim i lehtë i dizajnit dhe zvogëlimi i harxhimeve, do të ndihmojnë që të ndryshojë ky trend për Koleos.
Koleos është modeli i parë që ka fituar dizajnin e ri të pjesës së përparme të veturës, e cila do të jetë karakteristike për shumicën e modeleve të ardhshme të Renault-it. Në pjesën e përparme dominojnë grupet elegante të dritave si dhe maska e re. Ndërsa për pjesën e prapme, Renault thotë se është mjaft modern dhe sportiv, sa nuk ka nevojë për përmirësime.
Ofertën e motorëve do ta përbëjnë motorët e tanishëm: 2.0 dCi (M9R) me 110 kuaj fuqi dhe ai benzinë me 4 cilindra 2.5 (TR25) me 126 kW. Këta motorë mund të lavdërohen me harxhime të zvogëluara dhe emetimin e gazrave CO2.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:28 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added