|

Opel Astra ecoFLEX, më ekonomike dhe më e pastër

Modelet me emetim tejet të ulët të gazrave CO2, zakonisht kanë motorë të dobët, ndërsa harxhimet e vogla dhe emetimi i ulët i gazrave, shkojnë me performanca të dobëta apo të mesme. Por Opel ka një qasje tjetër – me modelet e fuqishme ecoFLEX. Derisa konkurrentët me emetim të ulët të emetimit të gazrave, zakonisht ofrojnë forcën prej 77 kW/105 kuaj fuqi, Astra e re ecoFLEX, është e pajisur me motor 1.7-litërsh CDTI turbo-dizel me 96 kW/130 kuaj fuqi. Ai përcjell modelet e suksesshme Insignia ecoFLEX me 118 kW/160 kuaj fuqi dhe Corsa ecoFLEX me 70 kW/95 kuaj fuqi, në ofertën e modeleve dinamike dhe ekonomike të Opel-it.
Astra ecoFLEX e re me pesë dyer, harxhon vetëm 3.7 litra naftë në 100 km në vozitje të kombinuar. Emetimi i gazrave CO2 është vetëm 99 g/km, çka e bën Opel Astra-n më ekonomike dhe më të pastër deri më tani. Me 96 kW/130 kuaj fuqi, moment maksimal rrotullimi prej 300 Nm dhe sistemin manual të shpejtësive me 6 nivele, ky model vë standarde në performanca dhe argëtim në vozitje, në segmentin e veturave evropiane.
Një veturë e dashur familjare
Astra është njëra nga veturat familjare më të dashura, e cila dallohet për nga komfori por edhe karakteri sportiv. Me një konstruksion solid, të mprehtë dhe tërheqës, Astra i përmbush të gjitha kërkesat e një vozitësi që kërkon veturë të besueshme, të sigurt dhe me performancë të lartë. Opel Astra ecoFLEX vjen në tre versione: pesë dyer Hatch, tre dyer Sport Hatch dhe pesë dyer Estate, kështu që ka zgjidhje të mëdha.
Astra e re, siç tashmë dihet, në interier përdor vetëm materiale të kualitetit të lartë, ndërsa kur bëhet fjalë për teknologjinë, aty përfshihen pajisje të fjalës së fundit dhe në këtë aspekt përfshihet edhe audio-sistemi i jashtëzakonshëm. Edhe niveli i sigurisë është jashtëzakonisht i lartë, ku përveç frenave ABS, për sigurinë e pasagjerëve përkujdesen edhe jastëkët e shumtë të ajrit.
Duhet përmendur edhe klimën automatike, e cila përkujdeset për ambientit të këndshëm udhëtimi në çfarëdo moti.
Sistemi më i ri i drejtimit të motorit, garanton efikasitet dhe dinamikë
Sistemi i ri i drejtimit i motorit, i dizajnuar në mënyrë komplete nga ana e inxhinierëve të Opel-it, për versionin 1.7 Common-Rail, garanton efikasitet maksimal. Momenti maksimal i rrotullimit prej 300 Nm, ofrohet me 2.000 - 2.500. Niveli i ulur i shtypjes, i kombinuar me sistemin e ri të injektimit të shumëfishtë, e përmirëson procesi e djegies së karburantit dhe e zvogëlon harxhimin.
Dhe performancat e këtij motori janë të jashtëzakonshme, ku shpejtësinë nga 0 në 100 km/h, e arrin për vetëm 12 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 200 km/h. Në anën tjetër, sistemi Start/Stop i zhvilluar nga Opel, e zvogëlon kohën e ecjes së zbrazët të motorit dhe me këtë e ulë edhe harxhimin edhe emetimin e gazrave të dëmshëm, por gjithashtu e zvogëlon edhe zhurmën në maksimum, çka është një përparësi e madhe për pjesëmarrësit në komunikacion, posaçërisht në qytete.
Sistemi në mënyrë automatike fiket posa vozitësi e fut e heq nga shpejtësia dhe e heq këmbën nga pedali për ndërrimin e shpejtësive (regjimi auto-stop). Kur duhet të niset, vozitësi thjeshtë e fut në marshin e parë dhe vazhdon vozitjen. Për shkak të aspekteve të sigurisë por edhe aspektit që ka të bëj me rehatinë e pasagjerëve, rregulluesi i temperaturës dhe drejtimi me vakum në sistemin e frenimit, mbesin aktiv edhe në regjimin ‘auto-stop’. Dhe kur vozitësi konsideron se është e domosdoshme, sidomos nëpër trafik të ngadaltët dhe ndalesave të vazhdueshme në lëvizje, ai mund ta fik sistemin me një prekje të tastit ‘eko

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:32 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added