Tiranë:Sot zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përgatitur gjithë infrastrukturën e nevojshme për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të pjesshme që do të zhvillohen sot në 10 komuna të vendit.
Sipas vendimit të miratuar nga KQZ-ja, sot zgjedhësit e komunave Shllak dhe Shalë (Qarku Shkodër), të komunave Pishaj dhe Papër (Qarku Elbasan), komuna Mollas (Qarku Korçë), komuna Kolsh (Qarku Lezhë), komuna Armen dhe Finiq (Qarku Vlorë), komuna Qendër Skrapar (Qarku Berat) dhe komuna Zall Dardhë (Qarku Dibër), do të votojnë për kandidatët për kryetar komune dhe për këshillin e komunës.
Në dy komuna, Shllak dhe Shalë, nuk u zhvilluan zgjedhjet më 8 maj, ndërsa në 8 njësitë e tjera vendore u vërejtën parregullsi dhe KQZ-ja vendosi përsëritjen e procesit zgjedhor.
Është rreth 36 mijë numri i votuesve që kanë të drejtë të marrin pjesë në këtë proces të pjesshëm zgjedhor, ndërsa janë ngritur 102 qendra votimi. 36 mijë zgjedhës do të votojnë për të zgjedhur drejtuesit e 10 njësive vendore në rang vendi, në tri prej të cilave votohet për herë të parë, ndërsa në 7 të tjera është shpallur pavlefshmëria. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë të gjithë bazën materiale dhe zëdhënësi Leonard Olli përcolli dje si shqetësim,vetëm mosmiratimin e listës së komisionerëve në komunën Shalë në Shkodër. “Mbetet një shqetësim i vogël në KZAZ-në 42 në Shkodër, ku komisionerët e kësaj KZAZ-je ndonëse kanë emëruar anëtarët e komisioneve të qendrave të votimit për komunën e Shllakut, nuk kanë bërë edhe të njëjtin veprim për komunën e Shalës dhe pa ndonjë arsye serioze deri tani nga informacionet që kemi. KQZ-ja ka ngritur grupe pune, të cilat do të jenë të pranishme gjatë gjithë ditës së sotme në të dhjeta këto njësi vendore”, – tha Olli. Për shkak se janë vetëm dhjetë komuna, shpresohet që numërimi të mbyllet brenda orës 17.00 të së hënës. Nëse procesi i së dielës zhvillohet pa probleme, brenda mesit të gushit mund të shpallet rezultati final i zgjedhjeve të 8 majit.