|

Apple po bënë gati një iPhone 4 më të lirë

Duket se një iPhone 4 më i lirë dhe me kapacitet prej 8GB është futur në shtegun e prodhimit… sipas dy burimeve të panjohura të Reuters, furnizuesit Aziatik janë duke kompletuar iPhone 4’in me një kapacitet më të ultë të memorie.
Deri tani kompania që po prodhon memorien nuk është bërë e ditur por ka gjasa që të jetë Samsung Electronics, edhe pse nuk ka ndonjë detaj zyrtar në lidhje me këtë. iPhone 4 i ri me kapacitet më të ulët ka gjasa të jetë gati për lansim brenda disa javëve.
Kur iPhone 4 ishte lansuar zyrtarisht nga Apple, një 8GB 3GS ishte paraqitur me një çmim më të lirë. E njëjta logjikë duket të jetë e përshtatshme dhe me këtë moment kur Apple po përgatitet për lansimin e një modeli të ri iPhone.
Gjithashtu sipas burimeve të Reuters, Appel është duke synuar një lansim në shtator të iPhone 5 (apo 4S), që sipas të gjitha gjasave do të ketë një ekran më të madh, dizajn të përpunuar të antenës dhe një kamerë më të mirë 8 megapikselëshe. Apple thuhet se ka dhënë detyrën e prodhimit të modelit të ardhshëm iPhone tek dy prodhues, Pegatron dhe Hon Hai dhe numri total i pajisjeve të prodhuara pritet të jetë rreth 45 milion.
Nuk ka mbetur edhe shumë kohë deri më 7 shtator, për të cilën datë janë duke qarkulluar edhe thashethemet rreth ngjarjes së Apple.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 4:36 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response