Video lojërat “reduktojnë” krimin
Sipas një hulumtimi të bërë nga Qendra Evropiane për Hulumtime Ekonomike, Universitetit Baylor dhe Universitetit të Teksasit në Arlington, luajtja e video lojërave të dhunshme ul gjasat që personi që po i luan ato të kryej një krim.
Teoria është e thjeshtë: Njerëzit e dhunshëm tërheqin prej lojërave të dhunshme; ata shpenzojnë shumë orë duke luajtur ato lojëra në vend se, për shembull të shkojnë e t’ia vjedhin dikujt BMW’n apo të grushtojnë dikë tjetër.
Gjersa studimi i bërë pranoi se video lojërat mund të shkaktojnë agresivitet, hulumtuesit kanë arritur në përfundim se shoqëria përfiton prej lojërave të dhunshme sepse i mbanë njerëzit lidhur për dhome duke luajtur Call of Duty në vend se të dalin e të vjedhin trena e të grabisin banka.
“Efekti i luajtjes së video lojërave përfshin edhe promovimin e sjelljes agresive dhe një shfrytëzim efektiv kufizues të kohës së praktikimit të sjelljes agresive” thekson Benjamin Engelstatter, hulumtues pranë ZEW. “Gjetjet tona për Shtetet E bashkuara të Amerikës tregojnë se koha që shfrytëzojnë lojtarët është më e fuqishme sesa efekti i promovimit të agresivitetit. Si rezultat i kësaj, rregullat e mundshme të përmbajtjeve të dhunshme në video lojëra duhet të dizajnohen me kujdes. Ato mund të shtyjnë edhe reduktimin afatgjatë të agresivitetit. Megjithatë, në faza afat-shkurtra, ato do të nxisin rritjen e shkallëve të krimit pasi që një numër i gejmerëve do të shpenzojnë më pak kohë në luajtjen e video lojërave, për shkak se kanë humbur etjen për këtë”.
Por ajo që është e vërtetë është se niveli i krimeve gjatë 20 viteve të fundit gjersa janë luajtur lojërat, është shtuar.