Të martohesh me automobil
Me automobila të viteve 30’-të. Për gjithë nostalgjikët shqiptarë të klasikes, që duan të martohen, diplomohen, celebrojnë çdolloj feste apo thjesht të bëjnë edhe një shëtitje me to, duke mishëruar qoftë edhe për pak kohë fisnikët apo borgjezët e atyre viteve apo edhe ndonjë stërgjysh që shëtiste me automobil në Tiranën e kohës së Zogut. E kanë një mundësi edhe në Shqipërinë e sotme të kapardisen si në fotot apo filmat e parë bardh e zi, kur makinat po zëvendësonin karrocat edhe në Shqipërinë e djeshme të atyre viteve.
Pas komunizmit anti-pronë private, anti-makina, anti-“luks” vetëm në vitin 2007 mbërritën në Tiranë dy makinat e para; një Citroën Model 8A “Rosalie” i vitit 1931 dhe Ford Model A, prodhim i vitit 1929. Zotëruesit e tyre i kanë blerë jashtë vendit dhe përveç pjesëmarrjes në gara ndërkombëtare i përdorin sidomos edhe për t’i dhënë me qira për këdo që dëshiron të fiksojë një çast të shtrenjtë të jetës së tij me një udhëtim nostalgjik nëpër kohëra më romantike…
Rrugëtimi i automobilave
Zanafilla e ‘martesës’ së automobilave në Shqipëri u bë pasioni dhe interesi i dy njerëzve; Dritan Tolas, njëkohësisht edhe këshilltar politik në selinë e Komunitetit Europian në Tiranë dhe Jozi Paparistos, administrator i ‘Qendrës Stefan’ po në Tiranë. Prej vitesh dy miqtë vërtisnin në kokë se si të mund të binin në gjurmët e dy automobilëve të vjetër. ‘Admirimi për gjërat e vjetra, specifikisht për automobilat, u zgjua tek unë veçanërisht në vitin 1992 gjatë një udhëtimi në Zvicër tek disa miq zviceranë. Ata kishin dy-tre makina të tilla dhe merrnin pjesë me to edhe në gara’, tregon Dritan Tola. Dhe që atëherë do t’i futej ‘krimbi’ i pasjes dhe ashtu si ‘oreksi shtohet duke ngrënë’, edhe atij dëshirimi për to sa herë kujtonte apo merrte lajme rreth tyre. Kur u kthye nga studimet jashtë vendit, 6-7 vjet më parë, Dritani bashkë me Jozin do të uleshin të flisnin shtruar mbi projekt-idenë për blerjen e së paku dy makinave pioniere. Në Shqipëri kërkuan, por nuk gjetën gjë, ndaj e zhvendosën vëmendjen jashtë saj. Nëpërmjet miqve ranë në kontakt me një francez, i cili në shtëpinë e tij ruante një automobil Citroën të gjyshit. Shkuan e panë dhe pavarësisht se me pjesë goxha të vjetruara, ai mund të ribëhej. E lanë afro një vit në një ofiçinë të specializuar për makina të tilla, derisa u gjendën pjesët autentike që i mungonin.
Por ndërkohë që njëra makinë rregullohej, Dritani dhe Jozi nuk e ulën hovin për të zotëruar sa më shpejt edhe një makinë tjetër. Ranë në kontakt me klubet e automobilave ‘veteranë’ në Europë dhe pikërisht në Belgjikë gjetën një Ford, prodhim i vitit 1928, akoma më i vjetër se Citroën. Të dyja makinat mbërritën në Shqipëri të dyja brenda vitit 2007.
Dhe që atëherë i kanë grumbulluar jo të paktë rreth vetes edhe adhuruesit e tyre në Shqipëri. Sidomos emigrantët shqiptarë, por edhe Vip-a. ‘Me sa më kujtohet mua të tillë kanë qenë deputetët Aldo Bumçi dhe Blendi Klosi, të cilët i kanë marrë makinat për ceremonitë e dasmave të tyre. Vajza e Marie-Therese Marchal, pronares franceze të Pastiçerisë Franceze dhe Hotel de Paris, e cila e bëri dasmën e vajzës në Tiranë, duke marrë edhe një nga makinat. Klientët e tjerë janë mes të huajve që jetojnë në Shqipëri dhe sidomos emigrantët shqiptarë për ceremonitë e tyre martesore në atdhe’, tregon Dritan Tola. Kryesisht shëtitje brenda Tiranës, nga kisha apo çfarëdolloj mjedisi ku zhvillohet ceremonia festive deri në shtëpi dhe anasjelltas, ose për fotografi nga Liqeni Artificial në Tiranë, Kopshti Botanik ose Zoologjik, në parqe të tjera, në ndonjë rast edhe nga Pallati i Brigadave. Por jo vetëm në Tiranë, edhe udhëtime në Elbasan, Durrës, Lezhë, Kavajë, Shkodër, Lushnjë, Krujë e madje edhe në Rubik. “Këtë vit presim mbi pesëdhjetë prenotime me qira, që do të thotë mesatarisht dy herë në javë, ditët e fundjavës në periudhën nga pranvera në vjeshtë. Vitet e mëparshme kanë qenë rreth 30-40 raste», shpjegon tendencën gjithmonë në rritje Dritan Tola.
‘Qeflinjtë e automobilave’
Janë rreth 15 anëtarë të “Klubit Shqiptar të Automobileve dhe Motoçikletave Historike” ose “Retromobile Club Albania”. Të parës dhe të vetmes organizatë të këtij lloji në Shqipëri. Anëtare vëzhguese e Federatës Ndërkombëtare të Automjeteve të Vjetra (FIVA) me qendër në Paris. Edhe pse nuk zotërojnë vetë automobila, anëtarët nuk mungojnë në veprimtaritë që zhvillohen për to dhe me to, duke u bërë edhe shoferë të tyre. Grupit të ‘qejflinjve’ iu bashkohen gjithë ata njerëz që kthejnë kokën dhe shohin makinat me çudi, hutim, nderim, që përshëndesin, grumbullohen, bëjnë foto te makina me celularë etj. ‘Sidomos në Korçë dhe Shkodër makinave iu aviten mjaft qytetarë të moshuar, të cilët emocionohen shumë, njohin modelet, iu duket sikur shohin makinat e gjyshërve të tyre’, tregon Jozi Paparisto.
Jetëgjatësia e një automobili
“Mund të jetojnë për aq kohë sa edhe mirëmbahen ose nuk pësojnë aksidente, domethënë jetojnë shumë, shumë gjatë, më shumë se ne njerëzit”, cilëson Jozi Paparisto.
Dy automobilat mirëmbahen në një garazh të madh jashtë Tiranës, në kushte të mira teknike dhe kontrolli, si për motorin, pjesët xhenerike, ashtu edhe nga brenda, tapiceria etj. Në raste defektesh të rëndësishme, problem përbën gjetja e pjesëve autentike të këmbimit, të cilat ose porositen në klubet nëpër botë, në ofiçina të specializuara, ose në ndonjë rast të veçantë janë prodhuar edhe këtu në ofiçinat e vjetra të ish-Kombinatit të Autotraktorëve me ndihmën e disa ustallarëve të vjetër e të mirë të kohërave
Edhe në ture ndërkombëtare
Të dy automobilat janë pjesë e “Klubit Shqiptar të Automobilave dhe Motoçikletave Historike” ose “Retromobile Club Albania”. E para dhe e vetmja organizatë e këtij lloji në Shqipëri. Anëtar vëzhgues i Federatës Ndërkombëtare të Automjeteve të Vjetra (FIVA) me qendër në Paris.
“Përse mos bënim edhe në Shqipëri aktivitete ndërkombëtare?”. Dhe të dy automobilat marrin pjesë me flamur shqiptar në ture ballkanike apo ndërkombëtare që zhvillohen me këto lloj makinash ‘retro’, si në turet “Balkan Classic Rally 2007″ , ku Fordi prodhim i vitit 1928 nga Shqipëria fitoi medaljen si automobili më i vjetër etj. Në maj 2010, në Rally in Adriatik-Jonian, ku fituan çmimin si makinat më të vjetra pjesëmarrëse në garë. ‘Në botë ka një legjislacion të veçantë për mbrojtjen e këtyre lloj makinave. Ato kanë targa të veçanta, jo si gjithë të tjerat, siç e kanë makinat shqiptare. Gjithashtu, sipërmarrësit e tyre në botë nuk paguajnë taksa si ne”, ankohet Dritani.
Kujt i besohet timoni
Timoni iu besohet gjithë anëtarëve të klubit dhe shoferëve të specializuar për të cilët këto lloj makinash ‘nuk janë shumë të vështira’. Por shoferi nuk mund të jetë i zakonshëm, por një njohës i mirë i makinës. Citroën-i, veçanërisht, është thuajse si makinat e sotme me marshe manuale, ndërsa Ford-i është paska më i koklavitur, pasi i përket një brezi automobilash pak më të ‘moshuar’.
Pa ajër të kondicionuar dhe kasetofona
‘Sikur udhëton në histori’, thotë Jozi Paparisto. Dhe kjo do të thotë edhe pa ajër të kondicionuar, pa kasetofonë. Makinat e vjetra dallojnë edhe nga zhurma më e madhe, era e karburantit, timoni i fortë, sediljet që varet si janë riparuar, por në këtë rast janë të mirërregulluara. “Ajrin e kondicionuar, kasetofonët nuk i kemi vënë për të ruajtur pikërisht autencitetin e makinave”.
Me 80-90km/ora
Shpejtësia e tyre me gjendjen që janë sot mund të shkojë deri në 80-90 km/ora. ‘Sepse kur shtohet shpejtësia harron që këto makina nuk frenojnë si të sotmet’, shpjegon Jozi. Dhe është pikërisht edhe shpejtësia e kufizuar ajo që e bën shëtitjen më romantike.
Të paktë automobilët!
“Shqipëria ka pasur edhe para Luftës së II Botërore qejflinjtë e vjetër të makinave apo të garave të motoçikletave’, thotë Dritan Tola.
Iu shkoi ndër mend fillimisht të merrnin makina të vjetra ushtarake të periudhës komuniste, por veç disa kamionëve të vjetër nuk gjetën tjetër gjë. Disa automobila të vjetër i përkisnin ende Kinostudios. Ndaj u detyruan t’i hedhin sytë përtej atdheut. “Them se kjo gjendjen vjen prej faktit se në komunizëm ishte e pamundur që të ruheshin makinat, pasi ato nuk lejoheshin. Përveç drejtuesve të lartë të shtetit, edhe ndonjë doktor i rrallë mund të kishin fatin e pasjes së një makine. Por dhe ato makina që u trashëguan nga përpara Luftës II Botërore u përdorën sa u përdorën nga pushteti komunist dhe pastaj duhet të jenë vjetruar dhe shkatërruar, pa pasur vetëdijen për t’i ruajtur si pjesë të trashëgimisë kulturore’, shton Jozi Paparisto. Ka edhe disa pasionantë të tjerë si Jozi dhe Dritani që zotërojnë makina të vjetra, disa autentike dhe në gjendje të mirë, por asnjë prej tyre nuk është e para Luftës së II-të Botërore. ‘Na kanë thënë që është edhe një në Pogradec, i cili ka makinë të vjetër gjithashtu, por ende nuk kemi kontakte me të’, shton Jozi Paparisto.
Ndërkohë nuk kanë qenë të harruar ndaj pranisë së automobilave të vjetër edhe përfaqësitë e Citroën dhe Ford në Shqipëri, të cilat i kanë vendosur kontaktet me ‘paraardhëset’ e tyre. ‘Përfaqësia e Citroën me seli në autostradën Tiranë-Durrës apo përfaqësia e Ford në Tiranë e kanë marrë Citroën apo Fordin e vjetër nëpër aktivitete të ndryshme’, shpjegon Jozi.
Fatura e blerjes
Një automobil Dritanit dhe Jozit iu kushtoi mesatarisht 25 mijë euro secili përfshirë edhe gjithë riparimet. Në blerjen e një automobili ka shumë elementë që shtojnë apo ulin çmimin e tij. Të tillë janë periudha të cilës i përket, autenciteti, modeli. Sa më e vjetër, aq dhe më e shtrenjtë makina. E veç kostos fillestare, atyre iu shtohen edhe ato të mirëmbajtjes, meqë makinat janë jo pak të vjetra. “Ford-i është më i kushtueshëm në mirëmbajtje, sepse është më i vjetër dhe me motor më të madh.”
Fatura e qirasë
100 euro/ora kushton të marrësh një automobil me qira, çmim ku përfshihet edhe shoferi, edhe karburanti. Kur kalojnë më shumë se dy orë, çmimi fillon ulet nga 20-50%, në varësi të orëve. “Me qiratë mbulojmë edhe shpenzimet e mirëmbajtjes. Edhe pjesëmarrjet në gara, që kushojnë mijëra euro.”
12-20 litra benzinë/100 km
Punojnë me benzinë me plumb, e cila është gjithmonë e më e vështirë të gjendet në ditët e sotme, sepse në këto njëzet vitet e fundit benzina me plumb ka dalë nga përdorimi dhe makinat punojnë me benzinë pa plumb. Ford-i harxhon shumë, afro 20 litra/100 km, sepse ka motor të madh 3500 cc (centimetër/kub), ndërsa Citroën-i harxhon më pak, rreth 10-12 litra/100 km.

Posted by Faqja Informative Shqiptare
on 1:38 e paradites. Filed under
Kuriozitete
.
You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0.
Feel free to leave a response