Imuniteti i zyrtarëve, shqyrtohet më 20 gusht
Kërkesa e Qeverisë së Kosovës për ta shqyrtuar imunitetin dhe fushëveprimin e përputhshmërisë me Kushtetutën e Kosovës, për të gjithë zyrtarët e lartë shtetërorë të vendit, në tri institucionet kryesore, Kuvend, Qeveri dhe Presidencë, do të merret në shqyrtim nga paneli i Gjykatës Kushtetuese, që nga data 20 gusht, shkruan Kosova Sot.
Këtë përcaktim të kalendarit të shqyrtimit të lëndës e ka konfirmuar për këtë gazetë, një burim i besueshëm brenda kësaj gjykate. “Aktualisht, Gjykata Kushtetuese me shumicën e vet të përbërjes është në pushimet e verës. Lënda, e cila është proceduar nga Qeveria e Kosovës me të gjitha vendimet dhe kërkesat që kanë të bëjnë për imunitetin e deputetëve, por edhe të zyrtarëve të tjerë në raport dhe harmoni me Kushtetutën e vendit, do të fillojnë të trajtohen nga data 20 gusht”, tha burimi i gazetës.
Ajo kërkesë është miratuar në formë vendimi në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, më 20 korrik. Në Gjykatën Kushtetuese, sipas burimeve të kësaj gazete, vendimi i parë dhe kërkesa që ka të bëjë me shqyrtimin e pasjes apo mospasjes së imunitetit për zyrtarët e lartë shtetërorë, duke përfshirë edhe deputetët, është kërkesa që i adresohet imunitetit në ekzekutiv.
Pasi bëhet fjalë për një pako të përbashkët të shqyrtimit të të gjitha referimeve për sqarimin e mandatit në secilin nga tri institucionet e larta shtetërore, paneli i Gjykatës Kushtetuese nuk pritet të japë përgjigje shumë të shpejtë, para mesit të muajit shtator.