Task Forca për pohimet e raportit të Martyt gati në finalizim
Rekrutimi i stafit që do të punojë për Task Forcën e Bashkimit Evropian, e cila do t’i hetojë pohimet e raportit të Dick Martyt për të ashtuquajturën tregtinë me organe në Kosovë, është duke u finalizuar.
Zyrtarë të EULEX-it kanë deklaruar se presin që hetimet për këtë çështje të fillojnë shpejt, pa precizuar ndonjë afat.
“Rekrutimi është duke u finalizuar. Presim që Task Forca të fillojë punën shumë shpejt”
Ai ka bërë të ditur se tashmë janë vendosur kontakte edhe me senatorin zviceran Dick Marty. E në bazë të deklaratave të zyrtarëve të Misionit Evropian, zvicerani nuk është më vetëm.
EULEX ka thënë se është duke bashkëpunuar me atë që ë ka quajtur “ekip” të Martyt, pa dhënë shumë detaje.