|

Disa ilaçe për të djegurat

Lëkura e rrezitur duket bukur, por duhet të jeni të vetëdijshëm me faktin se ekspozimi i tepërt dhe pa kurrfarë mbrojtje në diell është i rrezikshëm.
Çadra dhe kremrat me faktorë të lartë mbrojtës mund t’ju mbrojnë, por nganjëherë, megjithëkëtë do të digjeni. Nëse nuk keni në dispozicion kremra adekuate, të cilat do t’ju ndihmojnë t’i zbusni të skuqurat, dhembjet dhe djegiet bëni një losion tradicional, i cili jua zgjedh problemin. 
Përzierje nga kamomili
Përzieni 50 g kamomil të bluar me 3 dl qumësht të vluar. Po ashtu, në një enë tjetër shtoni rreth 50 g fara të lirit në 2 dl qumësht dhe i lini të qëndrojnë rreth tre orë. Të dyja i përzieni bashkë dhe me ta lyeni vendet ku ndjeni dhembje dhe të djegura. 
Vaji nga kantarioni
Tri lugë me gjethe të thata kantarioni i përzieni me 2 dl vaj ulliri, i lini të qëndrojnë për dhjetë ditë në një enë prej qelqi të mbyllur mirë. Me ekstraktin e fituar, lyejini të djegurat në lëkurë. 
Losion nga trangulli
Qërojeni një trangull paksa më të madh, për ta nxjerrë gjithë lëngun prej tij. Shtoni një të katërtën e gotës glicerinë, një të katërtën e gotës me ujë trëndafili dhe të gjitha i përzieni së bashku. Lyejeni lëkurën tre herë në ditë. 
Banjë bollguri
Mbushni vaskën me ujë, aty shtoni tri gota bollgur, gjysmë gote sodë buke, si dhe një gotë me gjethe të thata kamomili.
Nëse dëshironi të gjithë përbërësit mund t’i përzieni në garzë dhe ta lini nën dush, në mënyrë që uji të rrjedhë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ajo. 
Tretësirë nga livandoja
Përzieni 60 ml ujë të distiluar, nëntë pika vaj eterik të livandës dhe dy pika vaj eterik mente. I përzieni dhe me kujdes lyeni sipërfaqet e djegura të lëkurës.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 2:17 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added