Feith: Vendim i drejtë i qeverisë për të marrë kontrollin në tërë Kosovën
Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith, thotë se vendimi i qeverisë së Kosovës për të marrë nën kontroll territorin e saj është vendim plotësisht i drejtë, ndërkaq marrëveshjen e arritur për tejkalimin e situatës në veriun e Kosovës e ka vlerësuar si një rast të mirë për përmisimin e gjendjes në atë pjesë të vendit.
Zoti Feith, tha se marrja nën kontroll e tërë territorit nuk është çështje që ka të bëjë vetëm me funksionimin e ligjit dhe ruajtjen e pikave kufitare, por ka të bëjë edhe me sigurimin e komunitetit serb…
“Qeveria e Kosovës ka të drejtë që të marrë nën kontroll tërë territorin e saj. Ajo gjithashtu duhet të mbetet e përkushtuar që të integroj të gjitha komunitetet dhe të punoj më shumë për pajtim. Kjo nuk është çështje që ka të bëjë vetëm me sundimin e ligjit apo kontrollin e pikave kufitare por edhe në sigurimin e komunitetit serb dhe se janë të mirëseardhur në ambientin ku po jetojmë, kjo është ajo që po synojmë të arrijmë”, tha zoti Feith duke nënvizuar se plani i presidentit Ahtisaari në bazë të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës duhet të zbatohet edhe në veriun e Kosovës.
Zoti Feith ka bërë thirrje për respektimin e marrëveshjes së arritur në tërësi, përfshirë edhe heqjen e bllokadave.
Në veriun e Kosovës ndërkaq ka filluar zhbllokimi i pjesshëm i rrugëve. Në komunën e Leposaviqit, janë larguar mjetet e rënda që ishin vendosur në rrugën që çon në njërin nga vendkalimet kufitare me Serbinë. Ndërkaq edhe më tej mbetet bllokada e vendosur në fshatin Rudarë, në komunën e Zveçanit. Largimi i pjesshëm i bllokadave, pasoi një takim të përfaqësuesve politikë lokal të serbëve në veri, të cilët nuk arritën të merren vesh për zbatimin e marrëveshjes së arritur të premten e kaluar ndërmjet KFOR-it, qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të qeverisë së Serbisë për tejkalimin e situatës në veriun e Kosovës. Kjo marrëveshje nënkuptonte në radhë të parë largimin e bllokadave të vëna dy javë më parë nga serbët në veri në kundërshtim të synimeve të qeverisë së Kosovës për vënien nën kontroll të vendkalimeve kufitare më Serbinë në veriun e banuar me shumicë serbe.
Autoritetet e sigurisë thonë se gjendja në veri është e qetë, ndërsa u kanë bërë thirrje qytetarëve serbë që të respektojnë marrëveshjen.
Por përfaqësuesit e serbëve që po mbajnë bllokadën në fshatin Rudarë, thanë se marrëveshja është në kundërshtim me interesat e serbëve dhe barrikadat e vendosura atje nuk do të largohen përderisa gjendja në vendkalimet kufitare me Serbinë nuk kthehet në situatën e para 25 korrikut. Kjo kërkesë është hedhur poshtë nga autoritetet në Prishtinë, të cilët thonë se nuk do të ketë kthim mbrapa.
Qetësia u rivendos në veri me një marrëveshje mirëkuptimi të arritur nga KFOR-i me përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës dhe ata të Serbisë. Sipas kësaj marrëveshjeje që nuk është nënshkruar nga askush, vendkalimet kufitare me Serbinë në veriun e Kosovës do të mbeten nën kontrollin e KFOR-it deri në shtator, kur pritet rifillimi i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
Më 25 korrik qeveria e Kosovës filloi një operacion për vënien nën kontroll të dy vend kalimeve kufitare në veriun e banuar me shumicë serbe në funksion të zbatimit të vendimit për ndalimin e importeve nga Serbia, i cili nuk po zbatohej në atë pjesë të Kosovës.
Operacioni nxiti reagime të ashpra të banorëve serb të cilët ngritën barrikada në rrugët kryesore. Një pjesëtar i policisë u vra gjatë një sulmi mbi policinë në afërsi të Zubin Potokut një komunë me shumicë serbe ne veri. Dhuna bëri që kontrollin në vendkalimet kufitare në veri ta marrin përsipër forcat e NATO-s të cilat i shpallën ato vendkalime si zona të kufizuara ushtarake ndërsa trupa shtesë u dërguan në zonë për të parandaluar shtimin e tensioneve.