|

Natë e qetë në veri, mbetet barrikada në Rudare

Nata e kaluar ishte e qetë dhe pa incidente në veri të Kosovës, por mbetet barrikada e fundit në Rudare. Sipas televizionit publik të Serbisë, me vendimin e shtabave të krizës së komunave Zubin Potok dhe Leposaviq barrikadat dje janë hequr nga rrugët që çojnë drejt pikave kufitare Bërnjak dhe Jarinje.
Edhe komanadanti i KFOR it, Erhard Bylerka ka deklaruar se situata në veri të Kosovës ka filluar të qetësohet dhe ka zhvillim pozitive sa i përket zbatimit të marrëveshjes. Por, theksohet se serbët vazhdojnë të përcjellin me vëmendje trafikun për të penguar, siç thuhet, sistemimin e policëve dhe doganierëve shqiptarë, apo të njësisë speciale ROSU. Për automjetet e KF0R-it dhe organizatave ndërkombëtare është siguruar lëvizja e lirë në veri, në pajtim me marrëveshjen.
Në veri të Mitrovcicës dhe në Zveçan në fuqi janë detyrimet e punës, ndërsa kujdestaritë janë shkurtuar nga gjashtë në katër orë. Gjithashtu thuhet se ka sasi të mjaftueshme të artikujve ushqimorë si dhe barna dhe oksigjen, është normalizuar gjendja në Qendrën Shëndetësore në veri të Mitrovicës.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 2:52 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added