“Rojet e mjegullës” me foton e Putinit
Barrikadave me rërë e dru, serbët e Veriut të dielën ua shtuan edhe pankartat dhe fotografitë e Vladimir Putinit. Ata thanë se në këtë mënyrë po e ruajnë Rezolutën 1244 dhe sovranitetin e shtetit serb. KFOR’i hapi për qarkullim pikën kufitare në Brnjak, por jo edhe rrugët në Rudare e Zupç, shkruan Express
Serbët e Veriut janë të bindur se me bllokimet e rrugëve po e ruajnë Rezolutën 1244 dhe sovranitetin e shtetit serb. Të dielën, barrikadave me rërë e dru ata ua kanë shtuar edhe pankartat dhe fotografitë e Vladimir Putinit. Por, kanë pasur edhe një thirrje për udhëheqësit e Serbisë.
Kryetari i Komunës paralele të Zubin Potokut, Slavisha Ristic, ka ftuar deputetët e Kuvendit të Serbisë, presidentin e kryeministrin, ministra e kryetarë partish politike që të vijnë tek barrikadat.
“Këtu nuk është duke u udhëhequr luftë ndërpartiake dhe nuk ka politikë, por po udhëhiqet luftë për sovranitetin e shtetit të Serbisë”, ka thënë ai. Ristic ka porositur serbët e grumbulluar që assesi të mos heqin dorë nga bllokimi i rrugëve, raporton kjo e përditshme.
“Nëse këtu lëshojmë pe dhe lejojmë që KFOR-i dhe institucionet e Kosovës të instalojnë doganat dhe policinë shqiptare në pikat kufitare, kam frikë se do të humbim mundësinë të mbrojmë këtë rezolutë”, ka thënë ai. Por, Doganat dhe Policia kanë qenë edhe të dielën në kufi.