Kushtet e Qeverisë së Kosovës
Vetëm disa orë pas arritjes së marrëveshjes në mes të KFOR-it dhe përfaqësuesve të Qeverisë së Serbisë, Borisllav Stefanoviq dhe Goran Bogdanoviq, Qeveria e Kosovës ka dalë me kushtet e veta për KFOR-in, në mënyrë që të pranojë jetësimin e kësaj marrëveshjeje.
Një listë prej dhjetë pikave, të cilën ka arritur ta sigurojë “Zëri”, përmban kushtet e ekzekutivit kosovar, të cilat komandantit të KFOR-it, Erhard Buhler i janë prezantuar nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në takimin e zhvilluar të enjten, pak kohë para se të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Qeverisë së Kosovës.
Sipas këtij dokumenti, shkruan kjo e përditshme kryeministri ka paraqitur kushtet për komandantin e KFOR-it, të cilat nëse do të pranohen nga ky i fundit, atëherë edhe Prishtina zyrtare mund të lëshojë pe për marrëveshjen e arritur ndërmjet KFOR-it dhe Qeverisë së Serbisë.
1.Hapja e bllokadave të rrugëve,
2.Në parim mirëmbajtja e gjendjes së tashme në portat 1 dhe 31.
3.KFOR-i të jetë përgjegjës për portat
4.Në parim portat të rrinë të mbyllura për arsye të sigurisë dhe të trajtohen si zona të kufizuara ushtarake.
5.Ndihma humanitare do të hyjë në Kosovë në makina deri në 3,5 tonë, në porta të caktuara kufitare pas një vlerësimi nga një organi i caktuar i pavarur ndërkombëtar që ekziston nevoja për ndihma humanitare.
6.Mallra për kishën ortodokse serbe lejohet të kalojnë
7.Çdo person dhe makinë do të kontrollohet për armatim
8.Çdo person dhe makinë do të kontrollohet për ID
9.Treni Beograd0Prishtinë:kontrollohet nga EULEX dhe policia e Kosovës, si dhe ndihmohet nga KFOR-i
10.Pikat e paautorizuara kufitare do të mbyllen.