|

Ligji “i kundërligjshëm” i RTK-së

Projektligji për transmetimin publik ka pak gjasa që të miratohet në versionin çfarë është tani. Përmbajtja e tij pritet që gjatë javës së ardhshme të shqyrtohet edhe në Bruksel, për shkak se akterët relevantë ndërkombëtarë që veprojnë në Kosovë, pretendojnë se në të janë futur dispozita që nuk janë në harmoni me Planin e Ahtisaarit dhe me Kushtetutën e Kosovës,
zyrtarët ndërkombëtarë nuk e kanë përjashtuar mundësinë që pas marrjes së qëndrimit zyrtar nga Brukseli, Qeverisë t’i rekomandohet tërheqja e Projektligjin nga procedurat e shqyrtimit në Kuvendin e Kosovës, edhe pse, ky projektligj, tashmë ka kaluar leximin e parë. Dispozitat me kontestuese në të, kryesisht kanë të bëjnë me çështjen e trashëgimisë së pronës së Radiotelevizionit të Prishtinës, me hapjen e një kanali të ri televiziv në gjuhën serbe si dhe me çështjen e financimit. Në versionin aktual, transmetuesi publik apo RTK-ja paraqitet si trashëgimtare juridike e të drejtave dhe detyrimeve pronësore të ish-Radiotelevizionit të Prishtinës. Përjashtim bën vetëm Arkivi i RTP-së. Mirëpo, sipas një burimi të afërt me Zyrën Civile Ndërkombëtare, Kuvendi nuk mund ta tjetërsojë pronën e RTP-së, për sa kohë që Agjencia Kosovare e Pronës, sipas legjislacionit aktual, vazhdon të jetë autoriteti më i lartë administrues i të gjitha pronave të ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës. 
“Agjencia ka kompetenca ekskluzive që të administrojë të gjitha pasuritë që ndodhen në territorin e Kosovës, pavarësisht a janë të organizuara si subjekte apo jo, e të cilat kanë qenë pronë në pronësi shoqërore me ose pas 22 marsit 1989...” thuhet në Ligjin për AKP-në.
Tjetërsimin e pronës së RTP-së nga ana e Kuvendit, sipas zyrtarit ndërkombëtar e pengon edhe një kontest gjyqësor që është hapur qysh para një dekade pikërisht për çështjen e pronave.
“Pa e dhënë fjalën përfundimtare gjykata, nuk ka sesi të vendosë Kuvendi që pronat e RTP-së t’ia bartë RTK-së, sepse ashtu do t’i binte që Kuvendi e zgjidh kontestin mes palëve e jo gjykatat”, ka thënë zyrtari ndërkombëtar.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 2:02 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added