Man Utd do t’i shtypë rivalët
për titull të kampionit. Legjenda irlandeze e sheh vetëm Manchester Cityn si rrezik për ‘Djajtë e Kuq’. 39-vjeçari mendon se Sir Alex Ferguson ka sjellë përforcime ideale për t’i zëvendësuar të pensionuarit Van der Sar, Neville e Scholes.
Legjenda e Manchester Unitedit, Roy Keane beson se ‘Djajtë e Kuq’ do ta fitojnë titullin e kampionit të Premierligës në sezonin 2011/12 mjaft lehtë. Ish-kapiteni i Unitedit beson se vetëm Manchester City mund t’i bëjë presion ekipit bardhekuq, në aspiratat për titull të kampionit.
“Sir Alex Ferguson thotë se liga po bëhet më e vështirë, por unë nuk mendoj kështu. Nëse United janë në formë të mirë, në të cilën edhe do të jenë, ata do të fitojnë në mënyrë komfore. Edhe kur Man Utd flinte sezonin e kaluar, asnjë ekip nuk ishte i fortë sa duhet për ta marrë avantazhin”, tha irlandezi për tabloidin britanik ‘The Sun’.
Keane nuk mendon se pensionimi i lojtarëve kyçë si Edwin Van der Sar, Gary Neville e Paul Scholes, do t’i sjellë probleme ekipit anglez.
“United ka lëvizur mirë në afatin kalimtar. Njerëzit flasin për humbjen e eksperiencës, pas pensionimit të Van der Sarit, Nevilles e Scholes. Por, Ferguson ka blerë lojtarë të rinj të mirë dhe Wayne Rooney mund të luajë edhe më mirë se sezonin e kaluar. Pastaj aty janë lojtarët me përvojë si Vidic, Rio e Darren Fletcher, që janë përfaqësues. Edhe Giggs është aty, po ashtu”, shtoi Keane.
Sipas tij, United nuk i lë lojtarët të shkojnë, pa e ditur se kush do t’i zëvendësojë ata. Ai lavdëroi edhe dy lojtarët e rinj, Ashley Young e Phil Jones, por edhe Chris Smalling, Danny Welbeck e David De Gea, për të cilët thotë se do t’i zëvendësojnë të pensionuarit.
“Mund të thoni se ekipet e tjera po bëhen më të forta, por për mua, United është më i fuqishmi. Nga të gjitha klubet, nëse njëri nga ta e mban balancën e duhur, mendoj se ai është Man Utd”, vazhdoi trajneri irlandez.
Keane nuk mendon se menaxheri i ri i Chelseas, Andre Villas-Boas, do të mund ta ndalë ‘kalbjen’ e ekipit në Stamford Bridge. Ai mendon se klubi Blues duhet të freskohet me lojtarë të rinj, pasi ata të momentit janë drejt shkatërrimit. 39-vjeçari e përmendi edhe Arsenalin, për të cilin thotë se nuk ka blerë deri tash asgjë.
Sa i përket Liverpoolit, Keane beson se ‘Djajtë e Kuq’ kanë kualitet dukshëm më të lartë se ekipi i Kenny Dalglishit. “Liverpool bleu sulmues të mirë, por mendoj se aktualisht janë mbrojtësit ata për të cilët ka nevojë ky ekip. Këtë e pamë edhe në fazën përgatitore. Nuk ka vend për brengosje, Liverpooli nuk është në pozitë të mirë për ta fituar Premierligën, as afër bile”, vazhdoi Keane.
Shpenzuesit më të mëdhenj të Premierligës, City, janë të vetmit nga të cilët kërkon kujdes ish-mesfushori defanziv.
“Gjithmonë duhet të keni kujdes nga City. Nuk mendoj se City e sheh Unitedin si një makinë që nuk mund të ndalet. Ta mposhtin Man Unitedin, për ta është një moment historik. Ata janë munduar të nxjerrin rezultate pozitive sezonet e fundit. City është ngritur viteve të fundit dhe duhet pasur kujdes nga ky ekip. Roberto Mancini po bën punë të mirë”, përfundoi Keane.