|

Mbretin suedez, Karl XVI Gustav, e përzënë nga restoranti

Pronarja e restorantit nuk e ka njohur çiftin mbretëror.
Nadine Schellenberger në Zum Gueldenen Stern, pronara e një restoranti në qytetin Ladenburg ne Gjermani, ka përzënë mbretin e Suedisë, Karl Gustav i XVI dhe bashkëshorten e tij Silvia kur ata kanë hyrë për të drekuar aty dhe e ka kuptuar vetëm më vonë gafën që ka bërë.
“Në restorant ishte rrëmujë, kishim organizuar një drekë dasme dhe unë nuk i njoha mbretin dhe mbretëreshën. Ata ishin pa kurore dhe skepter. Punoj gjithë ditën dhe nuk kam kohë që të lexoj revistat”, tha Nadin Shelenberger.
Kështu, pronarja e “Yllit të artë” i ka rekomanduar një tjetër restorant çiftit mbretëror. Bashkëshorti i saj, krye-kuzhinieri Michale, tha se kanë humbur një rast shumë të mirë për ta reklamuar restorantin e tyre. Ai tha se bashkë me bashkëshorten do t’i kërkojnë falje shtëpisë mbretërore në Suedi.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 5:12 p.d.. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added