|

Rruga drejt titullit, e vështirë për Manchester United

Pas fitores 3:0 ndaj Tottenham Hotspurit, të arritur të hënën mbrëma, Sir Alex Ferguson nuk mendon se Manchester United është favorit për ta fituar titullin e kampionit në Premierligë.
“Djajtë e Kuq” e fituan titullin e 19-të historik në kampionatin anglez, sezonin që shkoi, me 80 pikë, përpara rivalit Chelsea, i cili në fund mbeti prapa 9 pikë.
Sidoqoftë, skocezi pret që gjërat të jenë më të vështira këtë radhë, me Chelsean e Manchester Cityn, të dyja si konkurrente të forta për epitetin e më të mirit.
City bëri disa përforcime, ndërsa Chelsea e transferoi së fundmi Juan Matan dhe po e pret maestron e Tottenhamit, Luka Modric.
“Mua më duket se këtë sezon, Premierliga do të jetë më e vështirë se kurdoherë. Ne luajmë në një ligë të fortë dhe po bëhet gjithnjë e më e vështirë”.
“Mendoj se nevojiten rreth 85 pikë për ta fituar atë, ndoshta edhe 80. Sigurisht, ne do të mundohemi ta arrijmë atë shifër”, deklaroi Ferguson për “United Review”.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 5:13 p.d.. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added