Mercedes Viano Vision Pearl, komfor dhe luks
Nëse e shikoni brendësinë e pajisur për mrekulli të makinës në fotografitë që dolën në qarkullim do të mendoni se ngisni versionin e zgjatur të karrocerisë së limuzinës Mercedes S Class. Përshtypjen e luksit të lartë dhe të pajisjeve të pasura multimediale e rrit edhe rendi i ulëseve të cilat mund të rrotullohen 180 shkallë, kështu që katër ulëset e pasme shndërrohen në “dhomën” superkomfore.
Mercedes Viano Vision Pearl është i ashtuquajturi “showcar”, prototip i cili është ndërtuar për t’u prezantuar në sallone të ndryshme të automobilave. Premierë do të paraqitet në panairin e Frankfurtit i cili mbahet nga 15 deri më 25 shtator 2011, ndërsa sipas pohimeve të njerëzve udhëheqës në “Mercedes” janë shanset e mëdha që të përjetohet edhe versioni serik me emrin e njëjtë i cili në shitje do të gjendej që në fillim të vitit 2012.
Mercedes Viano Vision Pearl është i lyer me ngjyrën e speciale “magno pearl grey”, ndërsa përshtypja e tërësishme që dëshiron të lë kjo makinë me katër rrota është luksi i lartë dhe prestigji të cilin e kanë jahtet e shpejta motorike. Mercedes Viano Vision Pearl rrotullohet në rrotat e lehta 19 inç të cilat e kanë “3D efektin”, dhe këtu janë edhe dritat e patejkalueshme LED para dhe pas. Brendësia është bërë e bazuar në jahtet luksoze, nga druri dhe me lëkurën cilësore në kombinim me detaje nga alumini. Listën e multimedies më moderne nuk do ta numërojmë fare, sepse kjo është shumë e gjatë por kemi veçuar vetëm audio sistemin e markës “Bang&Olufsen