|

Së shpejti “baby Boxster”

Shefi i “Porsche-s”, Matthias Müeler, në një intervistë për një gazetë gjermane e konfirmoi se prodhuesi gjerman shumë shpejt në treg do ta prezantojë “versionin modern të modelit 550 Spyder”. Edhe pse ky automobil shikohet si pasardhës i James Dean Porsche-s, retro dizajni nuk do të jetë i pranishëm.
Shkurt, bëhet fjalë për veturën e cila numrin e madh të komponentëve, duke përfshirë edhe platformën do ta ndajë me sportistët e vegjël të “Volkswagen-it” dhe të “Audi-së” përkatësisht me modelet Bluesport dhe R4. Motori i vendosur në mes do të duhej të ishte 4-cilindërshi turbo me vëllim prej 1.6 deri 2.5 litra me fuqi ndërmjet 200 dhe 350 KF. Për çdo rast ky sportist do të bëhet modeli i ri hyrës i “Porsche-s”, kështu që në ofertë do të vendoset nën Boxster, i cili do të rritet në dimensione dhe çmim.
Në “Porsche” presin interesim të madh për këtë novitet. Vëmendje e madhe gjatë zhvillimit do t’i kushtohet edhe faktit se bëhet fjalë për automobilin i cili për blerësit e ardhëm do të paraqiste dyert për hyrjen në botën e “Porsche-s” dhe hapi i parë në lojalitetin ndaj “Porsche-s”. Pikërisht në këtë fshihet edhe vlera më e madhe e këtij produkti për “Porsche-n”.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 4:44 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added