Merkel në Serbi: Kosova në agjendë
Gjatë turneut të saj dyditor në Ballkan, kancelarja Merkel do të vizitojë edhe Serbinë, për të biseduar me zyrtarët e lartë serb.
Mësohet se bisedimet e Merkelit me presidentin serb, Boris Tadiq, dhe kryeministrin Mirko Cvetkoviq, pos tjerash, do të prekin edhe tensionet e fundit në Kosovë.
Merkel pritet t'i japë mesazhe liderëve serbë se nuk mund të vazhdojnë t'i mbështesin strukturat paralele dhe të destabilizojnë Kosovën ndërkohë dhe të aspirojnë të integrohen në Bashkimin Eruopian.
Vizita e 23 gushtit të kancelares gjermane në Beograd, Angela Merkel, nuk do të sjell lajme të mira për Serbinë kur në pyetje do të jetë Kosovë, shkruajnë mediat serbe. Sikurse raportonte "Blic" më herët, merret vesh se Brukseli i ka bërë të ditur Beogradit jozyrtarisht se nuk do të ketë negociata me Unionin evropjan përderisa kontrolli i veriut të Kosovës nuk i kthehet Prishtinës.
Kur është fjala te bashkëpunimi ekonomik, situata do të jetë ndryshe, meqë në këtë aspekt priten përmirësime të raporteve.
Angela Merkel do të jetë e percjellur me një delegacion të përbërë nga 63 persona.