19 armë të konfiskuara në ahengje, vetëm gjatë një vikendi
Vetëm gjatë një vikendi, Policia e Kosovës ka konfiskuar 19 armë zjarri nëpër ahengje, në mesin e të cilave shtatë armë automatike, gjashtë pushkë dhe gjashtë revole. Gjatë verës kur ka numër të madh të dasmave dhe ndejave festive, Policia e Kosovës vazhdimisht apelon që të mos përdoren armët e zjarrit si formë festimi, por qytetarët vazhdojnë të mos e përfillin këtë apel, duke rrezikuar jetën e tyre, por edhe të rrethit ku festojnë me të shtëna armësh.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Arbër Beka, edhe pse ka konfirmuar se përdorimi i armëve nëpër ahengje krahasuar me vitin e kaluar ka rënë, duke i pasur parasysh aksionet për konfiskimin e armëve, të cilat qytetarët i përdorin pa vend dhe masat që më pas merren ndaj atyre personave, prapëseprapë ka thënë se kjo formë e festimit nga qytetarët mbetet e rrezikshme dhe po ‘luftohet’ nga policia dhe ligji.
Ai ka thënë se nëse krahasohet bilanci i personave të lënduar nga përdorimi i armëve vitin e kaluar nëpër ahengje familje, mirëpo edhe numri i ndërhyrjeve policore krahas me këtë vit, atëherë mund të themi se gjendja në këtë vit është më mirë krahasuar me atë të vitit të kaluar.
Ai gjithashtu ka shtuar se për dallim prej vitit të kaluar, në këtë vit nuk ka pasur asnjë të lënduar gjatë përdorimit të armëve të zjarrit si formë festimi tek qytetarët.
Beka ka thënë se personat të cilët gjuajnë me armë zjarri në festa familjare, policia i arreston dhe ata ballafaqohen me ligjin.
Sejdi Blakaj, gjyqtar në Gjykatën Komunale të Pejës, sa i përket fatit të atij që arrestohet nga policia për gjuajtje me armë, qoftë ajo me leje apo pa leje, sipas Kodit Penal të Kosovës (KPK), ka thënë se parashihen masa të rrepta ndaj tyre.
Zëdhënësi Beka ka thënë se Policia e Kosovës, me qëllim të ruajtjes së jetës dhe pronës së qytetarëve dhe parandalimit të të shtënave me armë zjarri në ahengje, ka ndërmarrë një sërë masash, përfshirë këtu edhe ndalimin e kolonës së dasmorëve dhe bastisjeve të ndryshme.
“Policia e Kosovës apelon tek qytetarët dhe kërkon nga ata që t’u shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre dhe sigurisë së të tjerëve”, ka thënë Beka.
Ai ka thënë se nëse qytetarët nuk kursehen nga veprimet e tilla të kundërligjshme, policia konform detyrimit ligjor që ka, obligohet që të fillojë kërkimin për armët e përdorura në atë rast, të ndalojë kolonat e dasmorëve për t’i kontrolluar personat e dyshuar dhe në situata të caktuara të ndërmarrë edhe bastisje në shtëpitë ku dyshohet për raste të tilla.
Beka ka thënë se Policia është e vendosur në luftimin e kësaj dukurie edhe me gjithë apelet e ndryshme për parandalimin e kësaj dukurie, ku njëra nga to është: “Festoni me zemër, jo me armë”.