Nasri shkon te City
Skuadra e Arsenalit është pajtuar ta shesë mesfushorin francez Samir Nasri te Manchester City, njoftojnë mediat angleze të martën.
Nasri 24-vjeçar te skuadra e Cityt do të prezantohet të mërkurën (sot) dhe pritet të firmosë kontratë pesëvjeçare. Skuadra e Cityt për shërbimet e Nasrit do t’i paguajë Arsenalit dëmshpërblim prej 30 milionë eurosh.
Nasri në verën e vitit 2008 i qe bashkuar Arsenalit nga Olympique Marseille. Ai edicionin e shkuar shënoi 15 gola për Arsenalin në të gjitha garat. Nasri ka pasur kontratë me Arsenalin deri në fund të këtij edicioni.