|

Renditja e FIFA-s, Shqipëria 2 pozicione më lartë

Shqipëria gjendet në vendin e 57 në renditjen e përmuajshme të FIFA-s, e publikuar paraditen e sotme nga organizmi drejtues i futbollit botëror.
Kombëtarja kuqezi ka ngjitur 2 pozicione në klasifikim në krahasim me muajin e kaluar.
Holanda është ekipi që kryeson renditjen duke zbritur nga froni Spanjën pas më shumë se një viti. Humbja e kampionëve të botës në fuqi në miqësoren ndaj Italisë ka ndikuar në këtë ndryshim në krye të klasifikimit.
Uruguaji është ekipi më i mirë i Amerikës Latine duke zënë vendin e pestë, i ndjekur nga Brazili në vend të gjashtë.
Në këtë renditje kanë ndikuar 66 ndeshjet zyrtare të zhvilluara mes kombëtareve të ndryshme në të gjithë botën, 60 ndeshje prej të cilave kanë qenë miqësore.
Ja renditja e 10 skuadrave të para:
1. Holandë 1.596 pikë
2. Spanjë 1.563
3. Gjermani 1.330
4. Angli 1.177
5. Uruguaj 1.174
6. Brazil 1.156
7. Itali 1.110
8. Portugali 1.060
9. Argjentinë 1.017
10. Kroaci 1.009

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 5:17 p.d.. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added