|

Evropianët nuk e duan euron

Sipas banorëve të Evropës, euroja negativisht ndikon mbi ekonomitë kombëtare, thuhet në rezultatet nga anketimi në 12 shtete të BE-së. Anketa është e organizatës joqeveritare German Marshall Fund.
Sipas raportit, 53 për qind nga të anketuarit janë me qëndrim se euroja ka ndikim “të keq” mbi ekonomitë kombëtare. Vetëm 40 për qind e përcaktojnë ndikimin e valutës së vetme si të “mirë”.
Përgjigjet janë posaçërisht negative në Britani të Madhe, Suedi, Bullgari dhe Poloni, përderisa në Spanjë, Francë dhe Portugali shumica e përgjigjeve janë po ashtu kritike ndaj euros.
Në Holandë janë ndarë barabartë qëndrimet si dhe në Gjermani, ku kundër euros janë 49 për qind e të anketuarve, ndërsa “për” janë 48 për qind.
Qytetarët e Sllovakisë më së paku shprehin mbështetje me dhënie parash për ndihmë të shteteve tjera nga eurozona – vetëm 38 për qind thonë “po”.
Qëndrimi në Gjermani për çështjen e tillë është – 50 për qind miratojnë ndihmë për shtete tjera, ndërsa 49 për qind nga të anketuarit nuk miratojnë.
Mes të anketuarve, 67 për qind theksojnë se anëtarësimi në BE është i mirë për ekonomitë kombëtare. “Euro-entuziazmi” është më i lartë në Gjermani (76 për qind), Poloni (74 për qind) dhe Holandë (73 për qind) përkundër vetëm 46 për qind në Britani të Madhe dhe Bullgari.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 2:31 p.d.. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added