Samsung dhe Apple e kalojne Nokia
Kohëve të fundit ka pasur lëvizje interesante sa i përket industrisë së telefonave të mençur mobil. Apple dhe Samsung e kanë kaluar rivalin e tyre të përbashkët, kompaninë Nokia, me shitjet në nivel global, thuhet sipas ABI Research.
Sipas raportit të ABI, thuhet se Apple ka shitur 20.3 milionë modele të iPhone, për ta marrë pozitën numër një, e ndjekur nga Samsung e cila ka shitur jo më pak se 19 milionë telefona të mençur, duke përfshirë edhe 5 milionë njësi të modelit të saj të ri, Samsung Galaxy SII.
Në të njëjtën kohë, Nokia ka shitur 16.7 milionë telefona mobil, ndërsa Research In Motion zë vendin e katërt me 13.2 milionë modele të telefonave të saj BlackBerry.
RIM ka rënë me 11 për qind me shitjet e telefonave të saj, nëse krahasohet me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Siç është thënë edhe më herët gjatë ditës, Android mbetet platforma më e popullarizuar me 103 milionë telefona të mençur që mbështeten në këtë system operativ, e cila ofrohet nga gjiganti i kërkimeve në internet, kompania Google.

Posted by Faqja Informative Shqiptare
on 3:08 e paradites. Filed under
Teknologji
.
You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0.
Feel free to leave a response