Sheshi qendror i Shkupit nuk do të ketë kishë
Bashkimi Demokratik për Integrim ka arritur ta bindë partnerin e koalicionit VMRO-DPMNE se nuk duhet të ketë kishë në qendër të Shkupit. Lajmin e ka konfirmuar një zyrtar i lartë i BDI-së. “Për ne me rëndësi është se nuk do të ndërtohet kishë në qendër të Shkupit, projekt të cilin ne e kundërshtuam që nga fillimi. Dislokimi i kishës nuk është puna jonë”, ka deklaruar për portalin “Zhurnal” zyrtari i BDI-së.
Jo zyrtarisht, kisha, e cila ishte planifikuar të ndërtohej në qendër të Shkupit, do të dislokohet në afërsi të shtëpisë përkujtimore së Nënë Terezës.
Lajmin për dislokimin e kishës nuk e komentojnë në partinë e Gruevskit
Kisha në qendër të Shkupi ishte pjesë e projektit “Shkupi 2014”, e cila shkaktoi reagime të shumta nga ana e partnerit shqiptarë në qeveri. Ndërtim e kishës e kundërshtuan edhe të rinjtë maqedonas, të cilët përmes protestave nuk pajtoheshin me vendimin që në atë vend të ndërtohen objekte fetare.