|

Shqipëria shënon fitore ndaj Malit të Zi

Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur të shënoj fitore në miqësoren ndaj Malit të Zi
Ndeshja Shqipëri-Mali i Zi u zhvillua në stadiumin “Loro Boriçi” dhe ka përfunduar me rezultati 3:2. Ishte kombëtarja shqipëtare ajo e cila arriti të shënoi e para në këtë miqësore me anë të Erjon Bogdanit në minutën e 32-të.
Por kombëtarja mysafire arriti të kundërpërgjigjet shumë shpejt dhe në minutën e 40-të barazojn rezultatin me anë të Saviç. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e barabartë, ndërsa me të filluar pjesa e dytë mysafirët arritën të kalojn në epërsi me anë të Saviç i cili shënoi golin e dytë në këtë takim në minutën e 47-të.
Kombëtarja shqipëtare edhe përkundër epërsis së mysafirëve arriti të kthehet në loj dhe në minutën e 63-të me anë të Hyka barazojn rezultatin. Pas këtij goli kombëtarja u mobilizua dhe në minutën e 69-të me një evrogol të shënuar nga Hamdi Salihi arriti në epërsi.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:00 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added