|

Fabregas e Nasri do të largohen

Sulmuesi i Arsenalit, Marouane Chamakh pret që dyshja Cesc Fabregas e Samir Nasri do të largohen nga klubi londinez para përfundimit të afatit kalimtar të verës. Përfaqësuesi maroken po ashtu zbuloi se menaxheri Arsene Wenger është në kërkim të lojtarëve të cilët do të mund t’i zëvendësonin dy yjet e ‘Topçinjve’.
“Mendoj se të dy lojtarët do të largohen nga klubi. Nuk mendoj se arsye e largimit të Fabregas ose Nasrit është paraja. Menaxheri tashmë po i kërkon pasardhësit e tyre dhe nuk ka qenë i aftë t’i gjejë deri tash. Mendoj se, para se t’i lërë të largohen, ai dëshiron t’i gjejë lojtarët zëvendësues. Ky është opinioni im për situatën”, deklaroi ish-futbollisti i Bordeaux për magazinën franceze ‘L’Equipe’.
Sipas tij, problem kryesor është fakti se sezoni i ri në Premierligë fillon këtë javë, dhe se gjërat do të vështirësohen për ekipin e Wengerit, kur të largohet kjo dyshe. Chamakh thotë se Fabregas dëshiron të largohet për disa arsye, ngase është lindur dhe rritur në Barcelonë. Kurse, për Nasrin shton se Arsenali duhet ta shesë, ngase ai ka kontratë vetëm edhe një vit, dhe duke e ditur se nuk pranoi vazhdimin e kontratës, klubi londinez mund ta humbë pa para vitin tjetër.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:02 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added