|

Shtator, nisin punimet për tri parkingjet

Në fillim të këtij viti, një ndër projektet prioritare është thënë se do të jetë edhe ndërtimi i tri parkingjeve nëntokësore me koncesion. Komunarët thonë se janë paraqitur katër kompani konkurruese, të cilat tash për tash janë duke u vlerësuar nga Komisioni komunal. Ndërsa, partitë opozitare në KK të Prishtinës, thonë se konkurrimi i kompanive joserioze, ka zvarritur punët deri më tash.
Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Muhamet Gasihi ka thënë se janë paraqitur katër kompani konkurruese. Tash komisioni është duke i vlerësuar, ka thënë ai. Procedurat e ndërtimit të këtyre parkingjeve ishte paraparë të fillonin gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, ndërsa tash jemi në muajin e tetë e tek tash janë duke u vlerësuar kompanitë garuese. Gashi tha se procedurat marrin kohë, mirëpo sipas tij, është punuar goxha shumë për këtë projekt.
Lokacionet ku janë paraparë të ndërtohen tri parkingjet nëntokësore janë njëri në mes të objektit të Komunës së Prishtinës dhe Kuvendit të Kosovës, në lokacionin afër komunës të quajtur te “Trekëndëshi”. Parkingu i dytë përballë Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, ndërsa i treti përballë Fakultetit Filologjik.
Problem i vetëm për ndërtimin e parkingjeve, sipas Gashit, paraqet vetëm mbyllja e dy akseve kryesore për qarkullim në kryeqytet. Punimet për parkingjet do të bënin të pamundur lëvizjen e automjeteve në “Bulevardin e Dëshmorëve” dhe në rrugën “Luan Haradinaj”. Vonesën e deritashme për fillimin e punimeve për parkingjet nëntokësore, shefi i Grupit parlamentar të AKR-së, në KK të Prishtinës, Aziz Pacolli, e arsyetoi me konkurrimin e kompanive joserioze .
Mungesa e parkingjeve si nëntokësore, ashtu edhe mbitokësore, sipas Pacollit, është një problem i madh dhe preokupim i madh si për prishtinasit ashtu edhe për të tjerët që vizitojnë kryeqytetin. Për dallim herëve të tjera, që ka pasur dështim konkursi për shkak të konkurrimit të firmave jo serioze, Pacolli këtë herë beson se do të paraqiten kompani serioze për ndërtimin e parkingjeve. Kryeqytetasi Alban Hyseni, tha se i gëzohet ndërtimit të parkingjeve nëntokësore, ndërsa shtoi se këto është dashur të përfundojnë shumë më parë.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:54 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added