|

Si të evitohen problemet e tretjes

Fibrat, të cilat shumica e njerëzve nuk i marrin në sasi të mjaftueshme, mund të ndihmojnë tretjen dhe të parandalojnë kapsllëkun. Për zorrë të shëndetshme, ju duhet të hani fibra të ndryshme, siç është buka integrale, orizi integral, fruta dhe perime, fasule dhe tërshërë.
Disa njerëz konsiderojnë që drithërat kontribuojnë në fryrje dhe sindromën e zorrës së irrituar. Nëse ndodh kjo, zëvendësoni ato me fibrat nga frutat dhe perimet.
Pini shumë lëngje, sidomos ujë
Lëngjet nxisin kalimin e mbetjeve të ushqimit përmes sistemit të tretjes dhe ndihmojnë në zbutjen e jashtëqitjes. Fibrat veprojnë si një shpuzë, thithin ujin dhe lëngjet.
Një mënyrë e mirë për t’u siguruar se jeni duke pirë lëngje të mjaftueshme, është pirja e një gote uji gjatë secilës shujtë. Shmangni pijet me kafeinë, sepse ato mund të shkaktojnë djegie në lukth.
Pakësoni marrjen e yndyrës
Ushqimet e yndyrshme, siç janë patatet e skuqura, hamburgerët dhe ushqimi i fërguar treten vështirë dhe mund të shkaktojnë dhimbje dhe djegie në lukth. Zvogëlimi i sasisë së yndyrës lehtëson punën e lukthit dhe parandalon pengesat. Përpiquni të hani më shumë mish dhe peshk dhe të pini qumësht gjysmë të skremuar ose krejtësisht të skremuar.
Kujdes me mëlmesa
Shumë njerëz pëlqejnë ushqimin me mëlmesa dhe kjo nuk e pengon sistemin e tyre të tretjes. Ndërsa, disave ushqimi me mëlmesa u bie rëndë në lukth. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me ushqimin djegës, por edhe me ushqimet si hudhra dhe qepa.
Nëse ushqimi me mëlmesa ju shkakton djegie në lukth, dhimbje barku apo diarre, atëherë keni kujdes çka hani. Nëse tashmë jeni duke u ballafaquar me problemin e djegies së lukthit ose sindromës së zorrës së irrituar, shmangni ushqimin e rëndë në tërësi.
Ruajuni nga ushqimet të cilat nuk ju përshtaten
Disa njerëz mendojnë se disa ushqime të caktuara shkaktojnë probleme. Ushqimi i tharët, siç janë domatet, limonët, portokajtë, sallatat dhe pijet e gazuara mund të nxisin djegie në lukth, gruri dhe qepa mund të shkaktojnë sindromën e zorrës së irrituar, e nëse nuk mund të tretni laktozën konsumoni më pak qumësht dhe produkte të qumështit, përfshirë edhe ajkën, djathin, jogurtin dhe çokollatën.
Përpiquni të rrini larg ushqimit dhe pijeve të cilat nxisin problemet e tretjes. Një nga mënyrat që të kuptoni se cili ushqim shkakton probleme është mbajtja e një ditari të të ushqyerit.
Zgjidhni pijen e duhur
Pijet me kafeinë, siç janë kafja, çaji dhe disa pije të gazuara, mund të rrisin thartirën në lukth, gjë që çon në djegie të lukthit. Pijet e gazuara në përgjithësi nxisin fryrje e cila gjithashtu mund të çojë në djegie të lukthit.
Për të parandaluar problemet e tretjes zgjedhni pijet të cilat nuk janë të gazuara dhe nuk përmbajnë kafeinë, siç janë çajet e bimëve, qumështi dhe uji i thjeshtë. Nëse nuk mundeni pa kafe ose çaj, kufizojeni marrjen e tyre në një ose dy filxhanë në ditë.
Bakteret e mira
Probiotikët janë të ashtuquajturat “bakteret e mira”, të cilat gjithashtu në mënyrë natyrale paraqiten në zorrë. Mund të merrni probiotikë si shtesë (gjenden në dyqanet me ushqim të shëndetshëm) ose si jogurt, që është burim natyral dhe i mirë. Duhet t’i merrni çdo ditë, të paktën katër javë për të vërejtur një efekt pozitiv.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:53 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added