Për një fytyrë perfekte dhe pa rrudha
Po sikur të harroni për disa kohë pilulat, kremrat dhe produktet e tjera kozmetike dhe të ktheheni drejt një ushqimi të shëndetshëm dhe të pasur me vitamina? Gjesti i parë i bukurisë nuk është të lyerit me kremra të ndryshme, por të ushqyerit mirë.
Çfarë zhgënjimi kur mësojmë se sekreti i bukurisë të modeleve nuk është tek produktet që bëjnë mrekulli por tek produktet ushqimore. “Pimë shume ujë dhe hamë shumë mollë” thonë disa yje të modës. Tashmë është e testuar: një përkujdesje për veten dhe një regjim i mirë ushqimor është çelësi i bukurisë dhe freskisë se lëkurës.
Ja cilat janë disa nga ushqimet anti-oksiduese
Molla: është fruti më i mirë që përmirëson epidermën e fytyrës. Është një lloj toniku muskulor dhe një antioksidues, vetitë dietetike të të cilit ulin edhe sasinë e kolesterolit në gjak.
Salmoni: i pasur me Omega 3 dhe vitamina A, D, B6 dhe B12, përmban gjithashtu edhe hekur dhe kalcium. Mjaft i mirë për zemrën, më shumë pak kalori dhe yndyrë, ai është një nga anti-oksiduesit më të mirë të lëkurës dhe bën të mundur që kjo e fundit të jetë gjithmonë e re dhe elastike.
Rrushi i kuq: ai ka mjaft vlera detoksifikuese, tharëse dhe mineralizuese.
Agrumet: ato bëjnë të mundur mbajtjen e lëkurës gjithmonë të freskët dhe përmbajnë beta-karotën në formën më natyrale. Vitamina A i jep lëkurës shkëlqim, ndërsa vitamina C bën të mundur rigjenerimin e qelizave dhe favorizon shërimin e plagëve.
Fruta me guaskë: burim vajrash natyrale dhe acidesh vajore, këta anti-oksidues e bëjnë fytyrën më të pastër dhe të bukur.
Spinaqi: më shumë hekur, plot me vitamina dhe minerale është dhe një anti-oksidues shumë i mirë. Vitamina B9 rigjeneron qelizat e lëkurës dhe mukozat.
Domatja: mjaft anti-oksiduese, ajo bën të mundur mbylljen e poreve, pastron epidermën dhe i jep shkelqim lëkurës.
Arrekokosi: përveçse freskon ai është dhe i pasur me minerale, kalium, kalcium, magnez dhe sodë. Të gjitha këto dehidratojnë lëkurën duke e mbajtur edhe më elastike.
Karrota: ajo përmban vitamine A e cila favorizon hidratimin e lëkurës, ndërsa vitamina B3 stimulon prodhimin e melaninës.
Avokadoja: i pasur me vitaminë E dhe vajra natyrale, avokadoja ka edhe veti anti-oksiduese të cilat parandalojnë plakjen e parakohshme të lëkurës dhe e mbrojnë atë nga dielli. Vitamina B5 normalizon sasinë e yndyrës.
Pra siç e patë, çdo ushqim ka vetitë e tij mbi lëkurën. Nëse lëkura juaj nuk është elastike, përdorni sa më shumë peshk të pasur me Omega 3 dhe pini minimumi 1.5 litra ujë në ditë. Nëse lëkura juaj është e thatë konsumoni agrume dhe fruta e perime të pasura me vitamine C. Nëse lëkura juaj është me rrudha duhet të përdorni më shumë ushqime të pasura me vitaminë C, A dhe E.