|

Veprim i pandërgjegjshëm në shtatoren e Clintonit në kryeqytet

Shoqata “Miqtë e Amerikës & Bill Clintonit” reagon ndaj veprimit të pandërgjegjshëm të individit apo grupi të caktuar, që kanë vendosur posterë në shtatoren e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton në Prishtinë dhe dëmtimet që i janë bërë sheshit përreth shtatores. Një veprim i tillë mund të marrë konotacione negative nëse publikohet në mediet botërore, ngase Presidenti Clinton më 19 gusht do të festojë ditëlindjen e 65-të. Shoqata apelon te Policia e Kosovës që t’i zbulojë kryesit e këtyre veprimeve dhe të merren masa ndaj tyre. Po ashtu apelojnë tek institucionet përkatëse që ta monitorojnë me shumë këtë shesh dhe mundësisht ta punësojnë një punëtor për mirëmbajtje, ngase çdo qytetar i huaj me qëllim të mirë apo të keq, me siguri e viziton këtë shesh, andaj Kosovës si kurrë më parë i nevojitet që të dergojë mesazhe pozitive në botë, thuhet në reagimin e shoqatës “Miqtë e Amerikës & Bill Clintonit”

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:52 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added