Asgjë nga stadiumi i ri në Tiranë
Shumë premtime ka bërë qeveria edhe në sport, por projektet e saj
madhore nuk kanë gjasë të mbyllen në afatin e përcaktuar dhe shkak është
mungesa e parave. Prej kohësh është miratuar projekti për ndërtimin e
stadiumit të ri kombëtar në Tiranë, kosto e të cilit do të shkojë në 60
milionë euro. Qeveria shqiptare do të mbulojë 25% të shpenzimeve, por
ajo nuk ka qenë në gjendje që të lëvrojë këstin e parë që nënkupton
shembjen e stadiumit të vjetër dhe krijimin e kushteve për ndërtimin e
stadiumit të ri. Kryeministri Sali Berisha, afro një vit më parë
deklaronte me të madhe se impianti i ri i futbollit do të jetë ultra
modern dhe do të jetë gati brenda datës 28 nëntor 2012,
pra si një dhuratë për tifozët e Kombëtares dhe jo vetëm me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Por kur ka kaluar një vit nga shpallja e projektit dhe kur mbetet diçka më shumë se një vit nga jubileu i 100-vjetorit të pavarësisë, stadiumi i ri jo vetëm nuk ka nisur, por ende nuk është shembur stadiumi i vjetër. “Qemal Stafa” është jashtë standardeve dhe në vend të tij do të ndërtohet stadiumi i ri, por impianti aktual, edhe pse u tha se do të shembej që në janar, vazhdon të jetë në funksion të ndeshjeve në kampionat, por edhe për Kombëtaren. Madje ai nuk ka shanse të shembet para këtij viti, pasi aty janë planifikuar të luhen edhe dy ndeshje të tjera të Kombëtares, një ndeshje zyrtare në kuadër të grupit D ndaj Rumanisë më 11 tetor, si dhe një ndeshje miqësore ndaj Azerbajxhanit, planifikuar për në mesin e nëntorit. Me pak fjalë, qeveria ka dështuar në planin e vet për të pasur një impiant të ri kombëtar të futbollit në kohë, pasi nuk ka gjasa reale që të shembet stadiumi i vjetër në një kohë rekord e aq më pak të ndërtohet i riu. Specialistët prej kohësh kishin vënë në dyshim afatin e vendosur nga qeveria shqiptare për ndërtimin e stadiumit të ri brenda 2012. Kësisoj qeveria Berisha duket se do të dështojë në plotësimin e kësaj vepre brenda kohës së planifikuar, por dështimi në këtë rast është i përbashkët me Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila nuk ka nxitur sa duhet për të nisur në kohë punimet për këtë impiant.
Kompani franko-gjermane për stadiumin
Federata Shqiptare e Futbollit është në fazën e përzgjedhjes së firmave të huaja që do të bëjnë të mundur ndërtimin e impiantit. Natyrisht që kompanitë franceze dhe ato gjermane janë të specializuara në ndërtimin e stadiumeve ultramoderne, por jo më larg janë dhe ato italiane. Është rënë dakord që kompania që do të ndërtojë stadiumin e ri kombëtar me kapacitet prej 33 mijë vendesh të jetë e huaj. Kjo është gati zyrtare, por duket e UEFA do të ketë ndikim të madh në vendimmarrjen e FSHF-së. Të pyetur për këtë problem, zyrtarët e FSHF-së nuk dinë të japin një përgjigje të prerë, pasi janë të interesuar më shumë që të lëvrohen fondet për nisjen e punimeve. Ka dhe të tjerë që i kushtojnë rëndësi ngërçit të krijuar në problemet juridike për krijimin e shoqërisë anonime të stadiumit të ri, pasi, para se të nisin punimet, duhet ë më parë të jetë krijuar shoqëria e stadiumit të ri, një shoqëri aksionare, ku federata ka peshën më të madhe financiare, pasi financon 75% të projektit. Studiot e huaja të ndërtimit janë interesuar dhe po bëjnë gati ofertat, teksa FSHF do të sinjalizohet për ofruesin më të mirë. Duke parë zvarritjen e gjërave, duket qartë se stadiumi i ri nuk ka shanse të ndërtohet brenda vitit të ardhshëm, madje duket se edhe prishja e stadiumit të vjetër mund të shtyhet në kohë. Gjithsesi, Federata ka qenë e kujdesshme në një pikë: Ajo ka planifikuar mirë ndeshjet e skuadrave të kryeqytetit, në mënyrë të tillë që ato të mos luajnë në të njëjtën ditë në kryeqytet. Tirana e Dinamo që luajnë në Superiore, janë programuar në një mënyrë të tillë që kur njëra luan brenda, tjetra është me siguri jashtë kryeqytetit. Kjo tregon se zyrtarët e FSHF-së kanë planifikuar shembjen e stadiumit “Qemal Stafa” me fillimin e vitit të ardhshëm.