Miss Universe 2011”, tifoze e çmendur e Ronaldinhos
Fituesja e “Miss Universe 2011”, Leila Lopez është një dashamirëse e
futbollit dhe ka idhull brazilianin Ronaldino transmeton ikub. Kështu,
angolezja bukuroshe, pasi fitoi kurorën më të dëshiruar nga
konkurrentet e kompeticionit që u mbajt në Brazil, kërkoi edhe të
ndiqte një stërvitje të Flamengos, ekip me të cilin ka deklaruar se
është tifoze që kur aty ka ardhur të luajë ish-milanisti.
Pikërisht, bukuroshja pati mundësinë të takohet e të njihet direkt me idhullin e saj, i cili i dhuroi një fanellë me emrin e tij të shkruar në shpinë. Edhe vetë braziliani është shprehur i kënaqur për njohjen me “Miss Universe”, me të cilën qëndroi për disa minuta. E ku i dihet, ndoshta mund të ketë dashur ta njohë më nga afër, më vonë, larg syrit të fotografëve dhe telekamerave…