|

Eto`o me helikopter në stërvitje

Ekipi rus i Anzhit nuk resht së çudituri pasi i ka ofruar një helikopter sulmuesit kamerunas, Samuel Eto`o për të shkuar në seancat stërvitore pasi drejtuesit e Anzhit nuk duan që ai të vonohet për shkak të trafikut të Moskës.
Kjo ka qenë çmenduria e rradhës e ekipit rus të Anzhit pasi kurrë më parë nuk ishte ofruar dicka e tillë për një lojtar.
Por përgjigjia e Samuel Eto`o ka qenë e menjëhershme pasi ai e ka refuzuar këtë “dhuratë” të Anzhit pa u menduar dy herë.
“Unë jam një lojtar si gjithë të tjerët dhe nuk jam as “mbret” dhe as “president” i këtij vendi apo e kësaj skuadre. Unë jam thjesht një lojtari i këtij ekipi dhe nuk kam nevojë për të shkuar me helikopter në seancat stërvitore pasi këtë gjë mund ta marr edhe si ofendim”, tha Eto`o menjëherë pas “dhuratës” së Anzhit.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:11 p.d.. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added