|

Milan kërkon shkëmbimin Robinho-Torres

Zyrtarët e klubit të Chelseat janë të vendosur për të sjellë përsëri në Angli sulmuesin brazilian të AC Milanit, Robinho, pas dështimit në fillim sezonin e re në Premier League të sulmuesit spanjoll, Fernando Torres.
Por, sipas mediave italiane, AC Milan ka në plan që të përfshijë ish-sulmuesin e Manchester City, Robinhon në ofertën e tyre për sulmuesin spanjoll, Fernando Torres.
Sipas presidentit të AC Milan, Silvio Berlusconit, spanjolli Torres mund të vijë në “San Siro” në afatin kalimtar të janarit në formë të shkëmbimit me brazilianin, Robinho.
Ndërsa “The Blues” janë të gatshëm të shkëmbejnë sulmuesin spanjoll, Torres, vetëm me sulmuesin tjetër brazilian të “Rosonerrëve”, Alexandre Pato.
Në Milan janë të gatshëm për të bërë biznes për Robinho, i cili iu bashkua anglezëve të Cityt për 32.5 milionë funta nga Real Madridi, por është shitur në Milano për vetëm 15 funte dy vjet më vonë.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:09 p.d.. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added