Fëmijët që flenë më pak se 9 orë, sillen keq në shkollë
Fëmijët të cilët flenë më pak se nëntë orë në natë, janë me sjellje më
të keqe në klasë sesa shokët e tyre. Në këtë përfundim kanë arritur
shkencëtarët. Studimi zbuloi se mungesa e një rutine të përditshme të
gjumit kishte efekt negativ tek fëmijët. U gjet se lodhja ndikonte tek
aftësitë komunikuesve të fëmijëve, në memorien e tyre, të mësuarit dhe
motivimi të lidhura ngushtë këto me atë ç’ka fëmijët bëjnë në shkollë.
Shkencëtarët e dy universiteteve spanjolle vlerësuan 142 fëmijë në shkollë fillore. Prindërve të tyre iu kërkua që të plotësojnë një pyetësor për orët e gjumit që bëjnë fëmijët çdo natë. Fëmijët u vlerësuan edhe nga varësia e tyre akademike në një përpjekje për të krijuar lidhje mes gjumit dhe detyrave të shkollës.