Gjumë i Qetë
Esencat eterike janë shumë të këndshme dhe mjet efikas, me
ndihmë të të cilit mund të largojmë të gjitha shqetësimet dhe t’i gëzohemi
gjumit të lehtë. Përdorini kur bëni banjë ose vendosni 2-3 pika në një
kartopicetë dhe pastaj vendoseni në jastëk. Mos e përdorni një vaj më shumë se
dy javë, sepse nuk do të jetë aq efikas.
Esencë kamomili, qetëson dhe ndihmon kur nuk keni gjumë të qetë për
shkak të tretjes jo të mirë të ushqimit.
Esencë sherbele, qetëson dhe zvogëlon euforinë,
por mos e përdorni nëse keni përdorur më parë pije alkoolike, sepse kjo esencë
e përforcon dehjen.
Esencë livande, jo vetëm që qetëson, por ka edhe efekt për qetësim të
dhimbjeve. Nëse pagjumësia është e shpeshtë tek ju, kjo esencë është gjëja më e
mirë për gjumin tuaj.
Esencë borziloku, çlodh dhe ngroh. Në doza
më të mëdha është mjet sedativ, qetësues, por në mëngjes mund të ndjeni se e
keni kokën e rëndë, prandaj mos e zmadhoni dozën.
Esencë anasoni, qetëson dhe i lehtëson
mendimet dhe ju premton gjumë të qetë.
Esencë trëndafili, e qetëson sistemin nervor, e zvogëlon mundimin nervor
dhe e përmirëson humorin dhe nxit vetëbesimin.