|

Rreziku që sjellin lojërat kompjuterike

Lojërat kompjuterike i shkëpusin fëmijët nga bota e vërtetë dhe i lidhin me botën virtuale, e cila nuk i ngarkon me përgjegjësi. Specialistët paralajmërojnë se te fëmijët mund të shfaqen shenja të depresionit pas disa vjetëve.
Shfaqen shenja të depresionit
Mjekët pohojnë se fëmijët të cilët kalojnë shumë kohë me këto lojëra, shfaqin shenja depresioni pas disa vjetëve. Studime të shumta të realizuara në Kinë dhe Amerikë tregojnë shfaqjen e shenjave të njëjta te fëmijët apo të rinjtë, tashmë të varur nga lojërat kompjuterike dhe të quajtur si të varur edhe nga prindërit.
Lojëra të tilla e mbajnë fëmijën të lidhur pas kompjuterit pa e kuptuar fare kalimin e kohës dhe duke e ftohur nga jeta jashtë. Me ndihmën e objektivitetit të lojërave, ata largohen nga shqetësimet e jetës së vërtetë dhe nuk shqetësohen për mosrealizimin e përgjegjësive të ngarkuara. Në rastin e mbledhjes së shumë detyrave dhe përgjegjësive përtojnë t’ia fillojnë dhe e ndjejnë mungesën e këtyre lojërave, teksa kur fillojnë të luajnë përsëri ftohen nga bota jashtë duke u mbyllur në vetvete, duke përjetuar ankth social ose depresion.
Organizim i mirë i orarit të lojës
Nënat dhe baballarët duhet të qëndrojnë gjithnjë vigjilent për të mos lejuar dimensionin virtual të mbulojë ose të kalojë mbi përgjegjësit e jetës së vërtetë. Për fëmijët e grupmoshave 10-17 vjeç duhet të bëhet një organizim i mirë i orarit të lojës. Specialistët nënvizojnë faktin që fëmijëve duhet t’u jepet leje të luajnë me këto lojëra pas përfundimit të detyrave të ngarkuara dhe se ndalesat e rrepta krijojnë efekt negativ mbi ta.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:30 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added