Interesimi për 3D po pëson rënie
Dashuria e konsumatorëve ndaj teknologjisë 3D duket se po zbehet
dhe sipas të dhënave më të fundit duket se ky trend do të vazhdoj të
jetë i tillë.Shitja e biletave për kinematë 3D ka përjetuar një rritje
të shpejt gjatë ditëve të para të paraqitjes së promovimeve në industri
dhe tentimeve për të shtyrë para këtë teknologji, por konsumatorët nuk
po e kapin trendin. Së paku deri më sot jo.
Një raport i ri nga Slate shfaq
të dhëna mbi shitjen e biletave për kinematë 3D. Para disa viteve
pronarët e kinemave që kanë investuar në ekrane 3D ishin duke kuptuar
një kthim substancial të investimeve të tyre falë të hyrave të theksuara
në një bazë përqindjeje. Tani, përfitimet kanë dalë në minus me ekrane
3D të cilat janë duke kthyer të hyra më pak sesa konkurrentët 2D.Një numër i faktorëve kanë ndikuar në këtë aspekt. Në momentin që teatrot kuptuan se njerëzit ishin të gatshëm të paguajnë për të shikuar 3D, ato reaguan duke rritur çmimet e biletave – 10 për qind. Kjo ka ndikuar që të ketë rënie gjatë 12 muajve të fundit, por jo në trendin e përgjithshëm. Kualiteti i konvertimit 3D ka luajtur gjithashtu një rol. Por më së shumti ka ndikuar kualiteti i filmave 3D, që mesatarisht është më i ultë se kualiteti i filmave 2D.
Në anën tjetër edhe pse Nvidia e ATI u munduan të ofrojnë mbështetje të teknologjisë 3D, revolucioni nuk po ndodh.

