Helm nga shishat e fëmijëve
Meqenëse shumë shkencëtarë që moti kanë paralajmëruar ndikimin e
dëmshëm të bisfenolit A (substancë kimike e pranishme në shishat
plastike të fëmijëve), Qeveria kanadeze është shumë pranë proklamimit
të këtyre shishave si të dëmshme për shëndetin e fëmijëve.
Bisfenoli A, e pranishme në kënaçe dhe produktet plastike, përfshirë këtu edhe shishet e fëmijëve, mund të jetë e lidhur me pubertetin e hershëM, si edhe me zhvillimin e kancerit të gjirit dhe të prostatës në fazat e mëvonshme jetësore, kanë njoftuar shkencëtarët amerikanë nga Programi Kombëtar Toksikologjik.
Pas zbulimit të tyre, ata kanë kërkuar nga Agjencia për Ushqim dhe Barna që të caktojë qëndrimet e saja në lidhje me sigurinë e bisfenolit A te fëmijët. Megjithatë ata janë përgjigjur negativisht duke thënë: “Nuk mund të vërtetohet ndikimi negativ i bisfenolit A te zhvillimi i fëmijëve. Për ta ndërprerë përdorimin e tij janë të nevojshme studime të mëtutjeshme”.