|

Kastro Zizo pranon lidhjen, e dashura e mohon

Prej disa javësh është shkruar në mediet rozë se këngëtari kontrovers Kastro Zizo, pas divorcit që ka lënë pas, po prehet në krahët e Erleta Hotit, një prezantuese kosovare, e bija e ish-ministres së Kulturës në Kosovë.
Dyshja është fotografuar së bashku edhe në plazhin e Dhërmiut në Shqipëri dhe Kastroja ka qenë i hapur për të folur në lidhje me këtë romancë, që shfaqet hapur çdo ditë gjatë komunikimit virtual në Facebook, ku dy të dashuruarit nuk i kursejnë shprehjet ledhatuese e të ëmbla. Një prej tyre është p.sh., kjo shprehje që Erleta i ka drejtuar Kastros: Sa herë të thërras në emër, po gaboj e po të them zemër!
Por, pavarësisht këtyre deklaratave, Erleta, nuk e ka pranuar këtë lidhje me këngëtarin, të paktën për mediet kosovare. “Nuk kam në plan të flas publikisht në lidhje me zërat që thonë se jam e lidhur me Kastron. Përfundimin e kanë nxjerrë gazetat përmes shprehjeve e komunikimeve tona në Facebook”, – është shprehur biondina, e cila duket se e jeton në distancë këtë histori.
Erleta Hoti është shumë shoqe me këngëtaren Shota Baraliu, me të cilën Kastro Zizo realizoi gjatë kësaj vere këngën “Liar”. Përmes kësaj njohjeje të përbashkët ka gjasa të ketë nisur gjithçka, edhe pse Kastroja ka jetuar dhe ka punuar për disa kohë në Prishtinë…

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:26 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response