|

Yndyrat “Omega 3” janë mrekulli!!

Me siguri mendoni që yndyrat janë të dëmshme për ju, që është pjesërisht e saktë. Por ekziston një lloj i njohur si acidet yndyrore “Omega 3”, të cilat do të duhej t’i konsumoni në sasi më të mëdha, ndërsa të pranishme janë kryesisht në peshk!
Yndyrat “Omega 3” kanë rolin kyç në shumë procese vitale në organizëm, nga kontrolli i koagulimit të gjakut dhe tensionit të gjakut e deri te zvogëlimi i inflamacioneve. Shkencëtarët kanë filluar të interesohen për acidet yndyrore “Omega 3” kur kanë vënë re që eskimezët vuajnë rrallë nga artriti reumatoid ose sëmundjet e zemrës, ndërsa ushqimet e tyre përfshijnë thesar të vërtetë vajrash të peshkut, të fokës dhe balenës. Siç kanë konstatuar ata, të gjitha këto ushqime janë të pasura me acide yndyrore “Omega 3”, kështu që mjekëve nuk u është dashur shumë të kuptojnë se si ky grup yndyrash është i domosdoshëm për shëndetin e mirë.
Dhimbjet në eshtra
Mund t’i shikoni “Omega 3” si vajra për nyje. Pasi që ato bllokojnë efektin e sëmundjeve inflamatore, janë zgjidhje e shkëlqyer për personat që vuajnë nga dhimbja dhe shtangia në nyje të shkaktuara me artritin reumatoid. Ato në fakt veprojnë aq mirë, saqë personat që varen nga aspirina dhe mjetet e tjera për qetësim të dhimbjeve shpesh mund të reduktojnë dozat kur fillojnë të marrin shtesat e vajit të peshkut.
Ajo çka është e mirë për nyje, sipas të gjitha gjasave është e mirë edhe për eshtrat, veçanërisht te femrat në post menopauzë, të cilat kanë osteoporozën ose janë në rrezik nga shfaqja e këtij çrregullimi. Në një hulumtim është vërtetuar që personave të cilëve 18 muaj u janë dhënë acidet yndyrore “Omega 3” kanë pasur ind eshtëror më të dendur dhe më pak probleme se ata që nuk i kanë konsumuar.
Aplikimet tjera
Acidet “Omega 3” ulin tensionin e gjakut, reduktojnë nivelin e triglicerideve, yndyrat në gjak të lidhura me kolesterolin, të cilat asocohen me infarktin. Zvogëlojnë inflamacionet në artere dhe forcojnë ritmin e zemrës. Acidet “Omega 3” reduktojnë inflamacionin e zorrëve dhe ndihmojnë tek sëmundja e Crohnit.
Përmirësojnë shëndetin mental. Disa ekspertë konsiderojnë që depresioni gjithnjë më i madh në botë pjesërisht është nxitur edhe nga rënia e nivelit të konsumit të peshkut. Niveli i ulët i acideve yndyrore “Omega 3” mund të dobësojë membranat qelizore dhe prodhimin e neurotransmetuesve të caktuar në tru.
Acidet “Omega 3” mund të lehtësojnë edhe dhimbjen menstruale. Femrat që i marrin zakonisht kanë më pak ngërçe gjatë kohës së ciklit, ka treguar hulumtimi.
Fakte për vajin e peshkut
Acidet yndyrore “Omega 3” nga burimet që nuk janë të peshkut nuk ofrojnë dobitë e njëjta, si ato që gjenden në vajin e peshkut ose në vajin e mëlçisë së merlucit.
Shtesat e vajit të peshkut gjithmonë ruajini në frigorifer që të mos prishen.
Doza e rekomanduar e shtesave të vajit të peshkut është zakonisht prej 3.000 deri 5.000 miligramë në ditë. Mund t’i shmangni efektet e zakonshme përcjellëse – fryrjen dhe gazrat, diarrenë ose aromën e butë trupore të peshkut – ashtu që këtë dozë do ta ndani në dy ose tri më të vogla dhe t’i merrni gjatë ditës.
Më së miri është që vajin e peshkut ta merrni gjatë verës, ndërsa të merlucit dimrit, sepse vaji i merlucit është i pasur me vitaminë D. 

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:32 e paradites. Filed under , . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response