Kate Winslet: Nuk jam si Angelina Jolie
Aktori Leonardo Di Caprio dy vjet më parë kur u rikthye të luante në film me Kate Winslet pas 10 vjetësh, që nga koha e Titanikut, ka thënë: “Ajo është më tërheqëse se atëherë dhe puth shumë më mirë”.
Kate Winslet ka lindur në vitin 1975 dhe u bë e famshme për shkak të aftësive të saj por edhe sepse ishte diva më e mirë mes atyre të kirurgjisë plastike. Kate Winslet prej vitesh ka folur pa asnjë problem për raportin e saj me trupin dhe bukurinë, shkruan albeu.
Në një intervistë të dhënë për “Telegraph” ajo ka thënë: “Si vajzë unë nuk jam ndjerë tërheqëse. Kam qenë e shëndoshë dhe e pakënaqur. Pastaj kur fillova që të arrij qëllime të caktuara, duke përfshirë edhe punën, ndjehesh më e sigurtë për veten, se si je”. Përsëri Winslet thotë: “Më pëlqente mendoj se ne përfaqësojmë një grua normale e cila ka fëmijë dhe të mos jesh skllave e dietave dhe palestrave. Unë kam celulit dhe unë nuk bëj gjimnastikë sepse nuk kam kohë”.
Kate bën një krahasim: “Fama vjen nga fotot shpesh të vjedhura, që publikohen në gazeta dhe lexuesit ëndërrojnë të identifikohen me këtë apo atë aktor. Foto të cilat tregojnë gjithçka perfekte. Unë nuk jam kështu, unë nuk jam Angelina Jolie. Ajo di të jetë e përkryer në kohën dhe vendin e duhur. Unë jam e tillë shumë rrallë”, rrëfen Winslet.

